Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bukos”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUKOS

BUKÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Zë me leckë a me shtupë një vrimë, një të çarë etj., shtupos, mbyll. - Bukose mirë që të mos rrjedhë.
2. Bllokoj; ndërpres. Bloza e bukosi oxhakun. Bukos motorin.
3. fig. Ia mbyll gojën dikujt, e mbërthej me argumente, e bëj që të mos dijë si të përgjigjet. E bukosi gjatë debatit. - Mirë ta bëri që të bukosi! U përpoqënbukosnin mediat.

BUKOSEM

BUKÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Zihet, shtuposet.
2. vetv. Bllokohem, marr frymë me vështirësi. Jam bukosur nga gripi. U bukos nga pluhuri.
3. fig., vetv. zihet goja, s’kam gojë flas se nuk kamdrejtë, nuk e kundërshtoj dot dikë se nuk më takon; m’u ngjit gjuha pas qiellzës. U bukos kur ia thanëvërtetën.
4. pës. e BUKÓS.

BUKOSJE

BUKÓSJ/E,~A f. Veprimi kur bukos dikë a diçka a kur bukosem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.