Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Ha bukë. - A po bukon me ne? - Po bukojnë bashkë.
2. kal. I jap bukë dikujt, i përgatit e i shtroj mëngjesin, drekën a darkën; ushqej, mëkoj, koj (fëmijët). Bukoj fëmijën. E bukoi me lugë të vogël si foshnjë.
3. fig., jokal. Shkoj mirë me dikë, bashkëpunoj e merrem vesh mirë me dikë; shtrohem në një sofër me dikë, më hahet buka me të. Fjala e tij s’bukon me të ëmën. Ata të dy s’bukojnë dot.
✱Sin.: ushqej, mëkoj, koj.
USHQ/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. I jap për të ngrënë një njeriu a një kafshe, i jap ushqim; i fut ushqimin në gojë dikujt që nuk mundet ose nuk di të hajë vetë. Ushqen fëmijën. Ushqen të sëmurin. Ushqen qenin (macen). E ushqen me të gjitha të mirat.
2. I jap gji foshnjës ose të voglit. E ushqen me gji. Ushqeu foshnjën.
3. I jap lëndët e nevojshme një organizmi ose një pjese të tij për t’u mbajtur gjallë e për t’u zhvilluar. Toka ushqen bimët. Buka na ushqen. Ushqen trurin (mushkëritë) me gjak.
4. I siguroj dikujt mjetet e nevojshme për jetesë, e mbaj me të ardhurat e mia dikë; shërben si burim i mjeteve për të jetuar. Ushqen familjen. Ushqen gruan dhe fëmijët. E ushqen zanati. Toka nuk i ushqente dot. Ka shumë fëmijë për të ushqyer.
5. Bëj që të shëndoshet e të majmet duke i dhënë ushqim të bollshëm, mbaj për mish; majm. Ushqeu një derr (një dash). Ushqen gjelin e detit. E ushqen për ta therur.
6. I jap diçka të nevojshme që e vë në lëvizje ose me të cilën punon, furnizoj me lëndë të parë diçka (për një mekanizëm, për një makinë, për një fabrikë, etj.); shërben si burim për të punuar a për t’u plotësuar. Ushqen lokomotivën (makinën). Ushqej zjarrin. E ushqen me dru (me qymyr). E ushqen me rrymë elektrike. I ushqen me lëndë të parë. Lumi ushqen liqenin.
7. fig. I jap vazhdimisht diçka që e ndihmon të brumoset, të rritet a të zhvillohet; edukoj, rrit me diçka. I ushqen me letërsi. E ushqen me dashuri. E ushqen me ide përparimtare. E ushqen me urrejtje.
8. fig. Nxit a përkrah diçka, bëj që të zhvillohet më tej (një ndjenjë, një mendim etj.); shërben si bazë për t'u zhvilluar më tej. I ushqen dashurinë (dëshirën). Ushqen sedrën (mërinë). Ushqen kureshtjen. I ushqen ëndrrat (shpresat, iluzionet). I ushqen besimin (optimizmin). Ia ushqen mosha.
9. Kam dhe ruaj në vetvete, provoj për një kohë të gjatë një ndjenjë të caktuar për dikë a për diçka; kam dhe ruaj në mendjen time një ide, një mendim, një qëllim të caktuar. Ushqen dashuri për shokët. Ushqen shpresa shpreson. Ushqen mosbesim.
✱Sin.: bukoj, kullos, ditoj, gjëllij, mënd, mëkoj, koj, rij, grazhdoj, mëmëzon, mëzoj, shujtoj, tajis, mbaj), majm, edukoj, rris, brumos, plehëroj.
♦ Ia ushqen *fjalën (dikujt) i shkon pas fjalës (bisedës, mendimit), i jep të drejtë dhe e nxit të vazhdojë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë