Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PAZHVILLÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është rritur fare ose nuk është rritur mirë, që ka mbetur pa u zhvilluar (për një njeri a për trupin e tij, për një bimë etj.); kund. i zhvilluar. Fëmijë (fetus) i pazhvilluar. Me trup të pazhvilluar. Bimë e pazhvilluar.
2. Që nuk është i zhvilluar nga ana arsimore e kulturore, i paformuar; që është karakteristik për një njeri të tillë; kund. i zhvilluar. Njeri i pazhvilluar.
3. Që ka mbetur prapa, që s’është zhvilluar, i prapambetur (për një fushë të veprimtarisë, për një vend etj.); kund. i zhvilluar. Ekonomi (industri, bujqësi) e pazhvilluar. Vend (shtet) i pazhvilluar.
4. Që nuk është zbërthyer a nuk është zgjidhur; që s’është zhvilluar, që ka mbetur pa u kryer. Probleme (ushtrime) të pazhvilluara. Çështje e pazhvilluar.
✱Sin.: i paformuar, i parritur, i rrëgjak, rrëgjuar, i prapambetur, bukamel, shtatpaktë, i paktë, i hollë, i dobët, rakitik, i paarsimuar, i pakulturuar, i ulët, i egër, i pazgjidhur, i pambaruar, i pakryer, i papjekur, dështak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë