Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bukafec”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BRUMANIK

BRUMANÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT gjell. Byrekbëhet me brumëardhur, me vezë, me gjalpë e me qumësht; petor, bukafec, palanik. Brumanik nga dora e nënës!
Sin.: petanik, lakror, qumështor, petor, bukafec, palanik.

BUKAFEC

BUKAFÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT gjell. Lakror i bërë me brumëardhur, lakror i mbrumë; brumanik. Bukafec në saç.

BYREK

BYRÉK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT gjell. Gatesë me petë të holluara një nga një e të nderatepsi, që mbushet brenda me mishgrirë ose me djathë, me vezë, me presh, me spinaq etj. dhepiqetfurrë, brumanik. Byrek me mish (me djathë, me vezë, me spinaq, me kungull). Byrek me mollë. Ke dhe vjehrrin nazeli, / Do byrek e revani. (folk.). Mos ia hap petët byrekut, se i duken lakrat. (fj. u.). Di dhe nënabëjë byrek, po s’ka gjalpë. (fj. u.). Byrekun e bën gjalpi dhe misrin e bën plehu. (fj. u.). Si të jetë vjehrra, shtrojmë byrekun. (fj. u.).
Sin.: bukafec, brumanik, petanik, petor, lakror, palanik, qumështor.
Nuk më ftohet byreku nuk kam pse të nxitoj a të shqetësohem për diçka, kam kohë; nuk më bëhet vonë; nuk më ftohet pilafi; nuk më ftohen fasulet bised.; nuk më prishet gjiza bised. Ia hoqi *petën byrekut (lakrorit) (dikush). Ta pjek byrekun (dikush) të vret, të zhduk; ta bën (ta hap) gropën. Ta pjek byrekunbuzë (dikush) të mërzit jashtë mase me vonesat a me ngadalësinë e vet, është shumë i ngathët, të fryn; pëlcet buzën.

LAKROR

LAKRÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT gjell. Byrek me lakragrira, me presh, me kungull etj. Lakror me presh (me spinaq, me labot, me hithra, me pazi, me qepë, me kungull). Lakror me kuleç (me imakë). Lakror me petë. Anët e lakrorit. Mesi i lakrorit. Një ngastër lakror. Shtroj petët e lakrorit.
Sin.: byrek, shapkat, kripanik, pispili, bukafec, larash, kryelanë, bllacë, bllacore, laropitë, leqenik.
Bëhet *saç për lakrorin e botës përçm. E bëri lakror. 1. (dikë). E rrahu fort, e zhdëpi, e dërrmoi; e bëri lakër; e bëri fërtele; e bëri pelte. 2. (diçka). E ngatërroi shumë, e pështjelloi; e la të pasqaruar e të turbullt. I dolën (iu zbuluan) *lakrat lakrorit. Ia hoqi *petën lakrorit (byrekut) (dikush). E nis lakrorin nga *mesi (dikush) tall. Ia nxori *için lakrorit (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.