Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bukëvale”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARUSHKË

ARÚSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. përk. I vogli i ariut, këlysh ariu; ari i vogël.
2. krahin. Lloj bukëvale me miellgrunjtë, që gatuhej në mbrëmjen e Vitit të Ri; papare.

BUKËVALE
BUKËVALE

BUKËVÁL/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. gjell. Bukë e thërrmuar, e përvëluar me ujë valë, me vaj ose me gjalpë dhe e përzier zakonisht me djathë; gatesë me miell misripërzier me djathëpërvëlohet me gjalpë; valë, papare. Bukëvale me djathënjomë. E ushqente (e rriti) me bukëvale. Një çanak me bukëvale. Shkërmoqet si bukëvale. Të voglën ta marr për fare, / Ta gjezdis malemale, / Ta ushqej me bukëvale. (folk.).
2. etnogr. Ëmbëlsirë me kulaçthërrmuar në ujë valë, me gjalpë dhe me sheqer, që bëhet zakonishtditët e para pas lindjesfëmijës. Vajti me bukëvale. Aromë bukëvaleje.
3. fig. Dhe i shkrifët e i butë. E bëri tokën si bukëvale.
Sin.: valë, valëbukë, papare, përvëlorë, paçamur, kryelanë, dërrmake.

DËRRMAKE

DËRRMÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Diçka e thërrmuar, thërrime, drudhe. Dërrmaket e djathit. I dha ca dërrmake. E bëri dërrmake e thërrmoi, e shkoqi.
2. Lloj bukëvaleje që piqetfurrë ose në saç.
Sin.: thërrime, drudhe, kokrrizë, copëza, bukëvale.

PAPARE

PAPÁR/E,~JA f. Përshesh me bukëgrunjtë e me erëza, që përvëlohet me ujë të nxehtë e yndyrë. Papare me gjalpë (me vaj, me djathë).
Sin.: bukëvale, përvëlore, kryelanë, dërrmak, valëbuke, paçamur, valë.

PAÇAMUR
PUPURA

PUPURÁ,~JA f. sh. ~, ~TË gjell., krahin. Bukëvale; papare.

PËRVËLORE

PËRVËLÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET [PËRVËLÓR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT] Bukëvale e fërguar me dhjamë derri, përvëlatë.

VALUKE

VALÚK/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET gjell. Haje e nxehtë, bukëvale, papare. Mos u ngut se është valuke. Hajdehamë një valuke! U gatoi një valuke.

VALËBUKE

VALËBÚK/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET gjell. Bukë e përsheshur në ujë të valuar e me yndyrë ose me qumështvaluar; përshesh me qumësht, përvëlak, bukëvale. Valëbuke me gjalpë. Valëbuke e ngrohtë. Valëbuke me qumësht.
Sin.: përvëlorë, valë, papare.

ÇEÇE

ÇÉÇ/E,~JA f., bised. 1. Përshesh i zbutur ose ushqim tjetër si qull, që bëhet zakonisht për fëmijët e vegjël; papare. Çeçja e djalit. Çeçe me qumësht.
2. Përshesh me bukë e me djathë, i ngjeshur si top. Bëj çeçe. I jap çeçe. Ha çeçen. I hedh çeçen vjet. i bën magji.
Sin.: përshesh, papare, bukëvale.
E bëri çeçe. 1. (dikë a diçka) shih e bëri përshesh (dikë a diçka). 2. (dikë) shih e bëri leckë (dikë).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.