Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bukëtar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUJK

BÚJ/K,~KU m. sh. ~Q, ~QIT 1. Ai që punon tokën dhe rrit bimë bujqësore, ai që merret me bujqësi. Bujk i vjetër. Bujku shqiptar. Bujk me përvojë. Bujq të zotë. E bën bujku arën, s’e bën ara bujkun. (fj. u.). Po të kishte frikë bujku nga krimbat në arë, nuk do të mbillte kurrë farë. (fj. u.). Bujku i mirë kurrë s’ka kohëlirë. (fj. u.). Nuk ka tokëkeqe, por ka bujqkëqij. (fj. u.).
2. hist. Bujk pa tokëpunontepronat e çifligarit; çifçi, bujqar.
Sin.: bujqar, lëvrues, bukëtar, arar, aratar, fushëtar, fermer, pendar, qetar, çifçi.

PENDAR

PENDÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që lëron tokën me qe, ai që nget pendëtarë. Punoi si pendar.
2. hist. Ai që ruante vreshtat e arat; roje vreshtash, vreshtar, bekçi. Pendari i fshatit. I ruante pendari.
3. hist. Çifçi.
Sin.: qetar, lavërtar, bujk, vreshtar, rojtar, gjobar bekçi, pojak, ushtor, martalloz, çifçi, lërues, lëvrues, arar, fushar, bukëtar, çapëtor, capëtor, fshatar, arëpunues, tokëpunues, buqar, vreshtor, bekçi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.