Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUKËBÁRDHË mb. 1. Që e ka bukën, thelbin ose zemrën të bardhë (për disa pemë). Arrë (lajthi, bajame) bukëbardhë.
2. fig. Mikpritës, bukëdhënës, zemërbujar; i mirë, që të ndihmon shumë e të jep çdo gjë që ka, zemërbardhë; kund. bukëzi. Njeri bukëbardhë. I zoti i shtëpisë ishte bukëbardhë. Për malësorët bukëbardhë s’kishte natë pa miq e pa shtruar sofër.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimit 2 të mbiemrit.
✱Sin.: bukëdhënë, fisnik, dhënës, dorëdhënë, zemërgjerë, zemërbujar, shpirtbujar, mikpritës, i pritur, dorëlirë, dorëhapur.
BUKËDHËNË mb. 1. Bukëdhënës.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
BUKËDHËNËS,~E mb. Mikpritës, bujar, derëçelur; kund. bukëzi. Shtëpi bukëdhënëse. Njeri bukëdhënës. Fshatari mirëpritës e bukëdhënës.
BUKËDHËNËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Njeri mikpritës, bukatar. Bukëdhënësit e krahinës sonë. Ishte bukëdhënësi i vetëm.
2. etnogr. Ai që i jep bukë cubit dhe e përcjell. Cubi e bukëdhënësi janë një. (fj. u.).
BUKË/ZÍ,~ZÉZË mb. 1. Që nuk të pret mirë në shtëpi, që nuk është mikpritës derëmbyllur, derëkyçur; kund. bukëdhënës, bukëbardhë. Njeri bukëzi. Shtëpi bukëzezë.
2. Që nuk të ndihmon a nuk të jep asgjë kur ke nevojë; zemërngushtë, dorështrënguar.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Toka është nënë për një bujk dhe njerkë për një bukëzi. (fj. u.).
✱Sin.: zemërngushtë, dorështrënguar, koprrac, dorërrudhur, dorëngushtë, dorëmbledhur, dorëmbyllur, derëmbyllur, derëkyçur, buxhak.
PRÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të bëhet a të ndodhë, që është i mundshëm në të ardhshmen
2. Që pritet të bëhet, të ndodhë a të vijë, i ardhshëm. Përgjigje e pritshme. Përfundimet e pritshme. I ftohtë i pritshëm.
3. Që të pret e të përcjell mirë; që është mikpritës; pritës. Njerëz të pritshëm. Shtëpi e pritshme.
4. sport. Që mund të pritet a të kapet nga dikush. Top i pritshëm. Gjuajtje e pritshme.
✱Sin.: i pritmë, i mundshëm, i ardhshëm, i ardhëm, mikpritës, i pritur, derëhapur, derëçelur, bukëdhënës, bukëbardhë, bukëdhënë, i bujtshëm.
SOFËRSHTRÚAR mb. Bukëdhënës, mikpritës. Ishte një burrë sofërshtruar, të gjithë i priste e i përcillte në shtëpinë e tij.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë