Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BANÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Jetesë, të jetuarit; bujtje, ndenjje. Shtëpi (ndërtesë) banimi. Sipërfaqe banimi. Leje banimi. Vend (qendër) banimi. Gjurmë banimi. Përdor për banim.
2. Vendi ku banojnë njerëzit për një kohë të gjatë, vendbanim. Banim i lashtë (prehistorik). Banim i përhershëm. Banim i përkohshëm. Me banim të panjohur.
3. vjet. Banesë. Banim prej guri. Banim i lashtë.
✱Sin.: vendbanim, jetesë, të jetuarit, bujtje, ndenjje, të ndenjurit, banesë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë