Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÚJI vep., ~TA, ~TUR jokal. 1. Kaloj natën ose rri për ca ditë diku si mysafir; banoj, fle përkohësisht. Buj te një mik. Bujti në hotel. Shtëpia ku bujti Bajroni. - Erdha për të bujtur këtu. Harron që ke bujtur këtu. - Ku do të buni sonte? Aty bunin edhe turistë të huaj. Pallati i botës s'të bun, kasollja jote të bun. (fj. u.).
2. etnogr. Kaloj disa ditë te njerëzit e mi, zakonisht pas martesës, vete për disa ditë në derë të babait, shkoj në gjini (për nuset). Shkoi të bujë te të vetët. E mori vajzën për të bujtur.
✱Sin.: banoj, fle, përbuj.
♦ Ku bun s’bun (dikush) nuk qëndron gjatë në një vend; nuk është i ngulur diku, lëviz shumë; ku gdhihet s’ngryset.
TJETËRPARMBRË́MË ndajf. Mbrëmjen para mbrëmjes së parmbrëmshme, tri mbrëmje para mbrëmjes së sotme. Na bujti parmbrëmë, jo, se u ngatërrova, tjetërparmbrëmë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë