Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bujtës”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUJTAR

BUJTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Bujtës.
2. Ai që pret miqshtëpinë e tij, i zoti i shtëpisë. Bujtari ka mjaft miq besnikë.
3. I zoti i bujtinës, bujtinar.

BUJTËS

BÚJTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që kalon natën ose fle përkohësisht diku, ai që rri një natë a më shumë si mysafir te dikush, ai që vjen për të bujtur; ai që rri disa ditë në një vend; bujtar. Bujtëspërhershëm. Bujtësit e hanit. Bujtëslargët. Nuk jemi as të huaj e as bujtës. Vijnë shumë bujtës. Presim përherë bujtës.
2. spec. Ai që bëhet shtrat për diçka, mbartës. Bujtës ndërmjetës (përfundimtar) i larvave. Bujtësit e mikrobeve. Raporti parazit - bujtës.

MIK

MI/K,~KU m. sh. ~Q, ~QTË 1. Ai me të cilin kemi miqësi; ai që na do të mirën, na ndihmon me gjithë zemër e na gjendet në çdo nevojë; një i njohur, me të cilin kemi lidhjengushta, njeri i afërt; kund. armik. Mik i ngushtë (i vërtetë, i shtrenjtë). Mik i rremë. Mik i vjetër (i hershëm). E kam mik. Jemi miq prej shumë kohësh. E ka zënë (e ka bërë) mik. Miq e dashamirë. Mik me (për) kokë mik shumë i dashur e i ngushtë. Hiqet si mik. Mik i familjes (i shtëpisë) njeri shumë i afërt i familjes. E rregulloi me mik (me anë miku) e rregulloi me ndihmën e një të njohuri, me rrugëtërthorta e jo të drejta. I futi një mik bëri që të ndërhyjë një i njohur i tij për të rregulluar një punë, duke ndjekur kështu një rrugë jo të drejtë. Ia gjeti anën mik mbas miku gjeti mënyrën për të bërë diçka me ndihmën e miqvemiqve të tij. Mik për fiq (bised.) ai që shtihet si mik i dikujt për të nxjerrë përfitime prej tij, mik i rremë. Miku i mirë njihet në të vështirë. (fj. u.). Më mirë një mik (besnik), se një çiflig. (fj. u.). Mikut ankoju, armikut lëvdoju. (fj. u.). Më mirë pa miq, se me miqligj. (fj. u.). Hekuri njihetzjarr, mikunevojë. (fj. u.). Kur m’u dogjën mullarët, njoha miqtë e kumbarët. (fj. u.).
2. Ai që përkrah, ndihmon ose mbron dikë, dashamir; popull, vend, shtet etj., me të cilin kemi marrëdhëniemira miqësore. Mik i Shqipërisë. Miqtë e vendit tonë. Kemi miqgjithë botën.
3. Mysafirvjen për të bujturshtëpi; ai që ftohet për të marrë pjesë në një festë etj. Mik i huaj (i largët). Mik i rëndë mik që kërkon ta presëshshumëmira e ndere. Miqnderuar! Dhoma e miqve. I veshur si për mik i veshur me rrobareja. Mbrëmë patëm dy miq nga qyteti (nga fshati). Mori edhe një mik pas vetes. A do miq, o i zoti i shtëpisë? Pret e përcjell miq. Si miku edhe lakrori (sofra). (fj. u.). Si është miku, bëhet petaniku. (fj. u.). Mikun prite e nderoje, po mos e bëj zot shtëpie! (fj. u.)
4. sport., vet. sh. Skuadër lojtarësh të një klubi, të një rrethi a vendi tjetër, që ndeshet me skuadrën vendëse; kund. vendësit. Miqtë fituan (humbën) dy me zero.
5. etnogr. Secili nga meshkujt e familjesnuses (babai, vëllai etj.) kundrejt njerëzvedhëndrit. E bëri mik.
6. Përkrahës e mbrojtës i diçkaje, dashamir; ai që është shumë i dhënë pas diçkaje. Mik i punëtorëve (i të rinjve, i fëmijëve). Mik i madh i kafshëve. Mik i përparimit (i lirisë, i së vërtetës). Mik i artit. Miqtë e librit. Miku i detit. I dhanë titullinMiku i librit’.
7. bised. Dikush, të cilit nuk ia dimë emrin ose nuk duam t’ia përmendim; një njeri. E takove atë mikun? Kush ishte ai mik? Dje erdhi edhe ai miku.
8. bised. Dashnor, i dashur. Kishte zënë një mik. E kishte mik të zemrës.
9. bised. Përdoret bashkë me fjalën ‘lum’, kur i drejtohemi një njeriu, të cilit nuk ia dimë emrin ose një bashkëbiseduesizakonshëm. - Kështu, lum miku! - Besa, more lum miku, as unë nuk e di. - S’i the, lum miku? - Po, lum miku, i mirë ka qenë.
10. Këmbaleci drurit ku mbështeten drutë për t’i prerë a për t’i sharruar.
Sin.: mirëdashës, dashamir, mysafir, bujtës, i ftuar, mbrojtës, përkrahës, i dashur, dashnor, jaran, akraba, krushk.
E bëj *petanikun si të jetë miku. Kujto mikun e bëj gati dashin thuhet kur papritur vjen dikush, të cilin sapo e kemi përmendur dhe që e duam, e mirëpresim; kund. kujto qenin e bëj gati shkopin keq. Kujto mikun bëj gati petanikun shih kujto mikun e bëj gati dashin. Mik për kokë njeri shumë i besuar, besnik. E lau mikun (vëllanë) etnogr. shih te LAJ 7.

SHTUNAK

SHTUNÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mik i rastit, që e sjell punakalojë natën te dikush. I kishte ardhur një shtunak. Shtunak i ri.
2. vjet Ai që shkon i paftuargosti.
Sin.: mysafir, bujtës, bujtar, foler, mënor.

TEJTAR

TEJTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është bujtës, mysafir, mik, i pranishëm te dikush. Dje pati shumë tejtarë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.