Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUJKROBËRÓR,~E mb., hist. Që lidhet me bujkrobërinë, që i përket bujkrobërisë; që mbështetet në bujkrobërinë, që ka tiparet dhe veçoritë dalluese të bujkrobërisë, bujkrobërues. Sistem bujkrobëror. Marrëdhënie bujkrobërore.
BUJKROBËRÚES,~E mb., hist. 1. Që ka të drejtën mbi tokën, mbi mjetet e punës e mbi prodhimet dhe që shfrytëzon punën e bujkrobërve. Feudal (çifligar) bujkrobërues.
2. Bujkrobëror. Feudal bujkrobërues. Pushteti i bujkrobëruesve. Përmbysja e bujkrobëruesve.
BUJKROBËRÚES,~I m. sh. ~, ~IT hist. Feudal bujkrobërues. Pushteti i bujkrobëruesve. Mizoritë e bujkrobëruesve. Revolta e fshatarëve kundër bujkrobëruesve.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë