Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FUSHËTÁR/E,~JA m. sh. ~E, ~ET Bujkeshë. Fushëtarja nisi punën.
FYTYRËZBÉHTË mb. I zbehtë në fytyrë, me fytyrë të verdhë. Bujkeshë fytyrëzbehtë.
HEJDENÍK/E,~JA m. sh. ~E, ~ET krahin. 1. Bujkeshë që merret me kultivimin e hejdave.
2. Ajo që përdor hejden për ushqim.
3. fig. Femër e varfër ekonomikisht.
LËVRÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. bujq. Ajo që punon tokën për ta mbjellë, lëruese; bujkeshë. Lëvruese e zonja si një bujk i vjetër.
2. Ajo që bën kërkime e studime të zellshme e frytdhënëse në një fushë të shkencës, të artit e të kulturës, që e zhvillon dhe e shpie atë përpara; ajo që krijon diçka me vlerë në fushën e letërsisë, të artit e të shkencës. Lëvruese e palodhur. Lëvruese e poezisë.
✱Sin.: lëruese, bujkeshë, kërkuese, hulumtuese, studiuese, krijuese.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë