Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FISNIKËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj që të fitojë veti të mira morale, e lartësoj nga ana morale, e bëj fisnik. Puna këmbëngulëse e kishte fisnikëruar.
2. I jap titull fisnikërie dikujt. E kishin fisnikëruar.
3. spec. Përmirësoj racën e cilësitë e kafshëve e të bimëve. I fisnikëruan bimët e kopshtit.
4. E bëj më të pastër e më të mirë; e bëj më të hollë, e ngre më lart, e lartësoj. I pati fisnikëruar ndjenjat.
✱Sin.: bujaroj, lartësoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë