Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUDÍZ/ËM,~MI m., fet., filoz. Doktrinë fetare e filozofike, e mbështetur në katër të vërtetat fisnike të mësimeve të Budës (shek. VI p. e. s., në Indi, i përhapur edhe në disa vende të tjera të Azisë), sipas të cilave qenia e njeriut është vuajtje, shkaku i vuajtjes është dëshira, çlirimi nga vuajtja është përsosja shpirtërore dhe kjo arrihet nëpërmjet sjelljes etike, mençurisë dhe disiplinës mendore. Përhapja e budizmit. Filozofia e budizmit. Gjeti paqe në budizëm.
TIBETIÁN,~E mb. Që lidhet me Tibetin ose me tibetianët, që është karakteristik për Tibetin ose për tibetianët; i Tibetit ose i tibetianëve; që është krijuar nga tibetianët. Budizëm tibetian. Murg tibetian.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë