Fjalori

Rezultate në përkufizime për “budallallepsur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AJEM

ÁJ/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin., vetv. 1. Ënjtem, fryhem; kund. çajem.janë ajur sytë (koka, fytyrë, barku, duart, këmbët etj.). I ishin ajur veshët (fig., përçm.). I është ajur koka është budallallepsur, nuk di ç’flet e as ç’bën. Kur ajen duart, shiroku (era) ështëkëmbë. (fj. u.).
2. iron. Shëndoshem shumë. Ishte ajur si kacë.
3. vet. v. III Bymehet. Ishin ajur tinarët e shekat e drurit.
4. vet. v. III Çohet, ngrihet, fryhet (fryn) (lumi, era, shtrëngata). Drini ishte ajur.
Sin.: ënjtem, mbufatem, mbushavem, babanjosem, merllangem, mullacohem, buhavitem, mbushem, fryhem, bymehem.

BEDATUR

BEDÁTUR (i, e) mb., krahin. I marrë; i budallallepsur; pa farakokë. Njerëzbedatur.

BUDALLALLEPSUR

BUDALLALLÉPSUR (i, e) mb., bised. I budallallosur. Njeri i budallallepsur. Vështrime të budallallepsura. Shtangu si i budallallepsur.

BUDALLALLOSUR

BUDALLALLÓSUR (i, e) mb., bised. 1. është bërë budalla a si budalla, i budallallepsur; i shastisur. Hiqej si i budallallosur.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Një prej të budallallosurve.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.