Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRUMÁLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Geotrupes stercorarius) Vizhë plehu, bubuzhel, zhuzhak.
2. fig. Vajzë a grua shumë e bukur. Çana pishën, bëna dritën, / Moj brumallë, / Në sabah do mëngojnë gjemitë, / Moj brumallë! (folk.).
✱Sin.: bubuzhel, zhuzhingë, bubuzhingë, zhuzhull, boborosh, brumbulleshkë, grep.
MILLON/Á,~ÁIII m. sh. ~ÉRË, ~ÉRËT zool. Vizhë, bubuzhingë.
VOJVÍL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Chrysopa perla) Kandërr, lloj insekti me dy palë krahë të shndritshëm si në të gjelbër, zhuzhak, vizhë. Vojvilë jeshile (e gjelbër). Vojvila e manave. Vojvila e drithërave. I feksin krahët asaj vojvilës.
✱Sin.: kandërr, zhuzhak, zhuzhingë, zhuzhull, bubuzhingë, grep, vizhë, bubaç.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë