Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bubutij”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUBULLIN

BUBULLÍ/N vep., ~U, ~RË jokal. 1. njëvet. Ushton një krismë e fortë, një zhurmë e madhe dhe e zgjatur pas vetëtimës, gjëmon. Bubullin moti. Diku larg bubullinte.
2. Bubullon2. Bubullinin topat. Bubullinte gjithë pylli.
3. Bubutij1.
Sin.: bubullon, gjëmon, oshtin, buçet, ushton, uturin, bubutin.

BUBUTIJ

BUBUTÍ/J vep., ~VA, ~RË jokal. 1. Ia bëj “bu-bu” me zë të lartë për shkak të një dhembjeje, të një vuajtjeje, të një fatkeqësiepapritur a të një shqetësimimadh; thërres fort, ulërij. Bubutinte e tmerruar. - Mos u anko e as mos bubutij. Ikin e bubutijnë. Bubutimë sa na hante zëri.
2. Bubullon2. Bubutin tërë pylli.

BUBUTIMË

BUBUTÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Veprimi kur bubutij me zë të lartë a me ulërimë; rënkim me “bu-bu” nga dhembja, nga dëshpërimi, nga një fatkeqësi etj. Bubutima e burrave (e grave). Qante me bubutima. Kërkoi pjesën e vet me aq bubutima e ngjulm.
2. Bubullimë. Rrebesh me bubutima. Mori kishte nisur me bubutima.

TRAKULLOJ

TRAKULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Trokas, traklloj. Trakullonderë. Trakullon këmbora.
2. Flas me zë të lartë e bëj zhurmë; bubutij. Çfarë ka që trakullon ashtu?
Sin.: trokas, traklloj, flas, bubutij.

ULËRIJ

ULËRÍ/J vep., ~TA, ~TUR jokal. 1. vet. v. III. Nxjerr një britmëzgjatur, therëse e vajtuese, angullin fort (për ujkun, qenin e për disa kafshëtjera). Ulërin ujku (qeni). Ulërin fort.

2. Nxjerr një britmëzgjatur, lëshoj një klithmëfortë kur më ndodh një fatkeqësi ose kur kam një dhembje shumëmadhe; qaj me zë të lartë. Ulëriu fort. Ulërin nga dhembja. Qante e ulërinte.

3. Bërtas me të madhe, flas me zë të fortë e të çjerrë; flas ose shkruaj shumë për diçka, bëj zhurmëmadhe; çirrem.

4. vet. v. III. Nxjerr një zhurmëfortë e të zgjaturngjashme me ulërimën e ujkut (për disa sende a dukuri). Ulërinte lokomotiva (sirena). Ulërin era (tufani).

Sin.: angullin, angullit, kuit, cingëron, vrambullit, buluron, bulurin, bulurit, pëllet, bërtas, klith, bubutij, gjëmoj, çakallosem, çirrem, gërvallem, thërras, pëllas.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.