Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUBURÍT (BUBURÍS) vep., ~A, ~UR jokal. 1. vet. v. III Zien ngadalë me pak zjarr dhe bën një zhurmë të lehtë e të vijueshme. Buburit gjella në zjarr.
2. fig. Më zien diçka përbrenda, kam diçka të brendshme që më mundon e që do të shpërthejë. Po buburit nga zemërimi.
3. vet. v. III Buron mbyturazi, del ujë pak e nga pak nga dheu.
4. vet. v. III Lëshon një gjëmim të mbytur, uturin mbyturazi. Buburit deti (lumi).
BUÍT (BUÍS)II vep., ~I, ~UR jokal., vet. v. III 1. Rrjedh nga pak pika-pika, qan, loton. Buis katruvja (qypi).
2. Bën një zhurmë të mbytur e të vijueshme, gumëzhin; zien ngadalë, duke bërë zhurmë të pandërprerë; buburit. Buit uji në zjarr. Buit gjella.
3. Jehon, ushton nga zhurma, buçet. Buit pylli. Buisin rrugët. Buit lumi. Më buisin veshët.
4. Bulurit. Buiste kau nën diellin e nxehtë.
✱Sin.: rrjedh, qan, loton, gumëzhin, zien, buburit, uturin, ushton, bulbëron, buçet, jehon, pëllet, byrytet, bulurit, ulërin.
BULBËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Mbin a çel përnjëherësh ose me shumicë (për bimë e lule), shpërthen. Bulbëruan gjethet. Bulbëroi një pyll i dendur. Para se të bulbërojë pranvera. Lulet ende nuk kishin bulbëruar.
2. kal. E bëj të begatshëm, begatoj. Të punojmë që ta bulbërojmë fshatin tonë.
3. jokal., vet. v. III Bën a ka një zhurmë të mbytur e të vijueshme; zien me zhurmë; gumëzhin, buis, gëlon. Bulbërojnë fëmijët. Si gjella që bulbëron.
✱Sin.: begatoj, shpërthen, gëlon, gumëzhin, buit (buis), uturin, buburit, ushton, buçet, jehon.
GUMËZHÍ/N vep., ~U, ~RË jokal., vet. v. III 1. Nxjerr një zhurmë të vazhdueshme kur fluturon (për bletën, për arëzën etj.), nxjerr gumëzhimë. Gumëzhijnë bletët (grerëzat).
2. Nxjerr a lëshon një zhurmë të ngjashme me atë që bëjnë bletët, arëzat kur fluturojnë; buçet, uturin. Gumëzhin motori. Gumëzhijnë aeroplanët. Gumëzhijnë telat e telefonit. Gumëzhin era (deti). Gumëzhin shkolla (salla, klasa). Gumëzhijnë rrugët. Gumëzhin sheshi (oborri i shkollës). Më gumëzhijnë veshët.
3. fig. Ka gjallëri të madhe nga një veprimtari e dendur, është ngritur peshë, është vënë në lëvizje për një çështje etj. Gumëzhinte tërë Shqipëria.
4. fig. Është mbushur nga fjalët e botës (kur në një qytet etj. flitet nga të gjithë për dikë a për diçka). Gumëzhinte gjithë qyteti nga fjalët.
✱Sin.: gumëzhit, buburit, buit, roit, vrumbullit, zien, bulbëron, buçet, uturin, gërgërit, gërhit, zëzëllon, zukat, zhurmëron, zhurmon, zhuzhet, zhuzhurit, gëlon.
VËZËLLÍ/N vep., ~U, ~RË jokal., vet. v. III Zukat, gumëzhin, bën zhurmë të njëllojshme a të njëtrajtshme gjatë gjithë kohës. Na vëzëllinë çimkat pranë veshit. Po vëzëllin bleta. Vëzëllin zilja e telefoni. Po më vëzëllijnë veshët nga ushtima. Po vëzëllin një erë e fortë. Vëzëllin turma në shesh.
✱Sin.: buburit, buit, roit, vrumbullit, zërzëllon, zukat, gumëzhinë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë