Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUBULLÍMTË (i, e) mb. Që vjen me bubullimë, që sjell zhurmë të madhe. Rrufe e bubullimtë.
BUBULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gjëmim i zgjatur dhe i mbytur kur vetëtin. Bubullimë e furishme (oshëtitëse, e zgjatur, e thellë, e largët, e mbytur, e madhe, e dobët). Jehona e bubullimës. Zë si bubullimë. Gjëmon bubullima. Krisi bubullima. Kur ka bubullimë të madhe, ka pak shi. (fj. u.).
2. Zhurmë e madhe dhe e zgjatur, gjëmim; krismë shurdhuese, buçimë. Bubullima e topave (e mortajave, e minave). Bubullima e kambanave. Zhurmat ngjanin si bubullima. Bubullima e lumit.
✱Sin.: gjëmim, ushtimë, oshtimë, buçimë, uturimë, bumbje, gjekëtimë, shungullimë, krismë.
♦ Bubullimë (*rrufe, vetëtimë) në qiell të kaltër (të kthjellët).
BUBULLÍTËS,~E mb., fig. Që ushton; që është si bubullimë, gjëmues. Me zë bubullitës.
BUBULL/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal. 1. njëvet. Bubullin1. Bubullojnë qiejt. Vetëtin e bubullon.
2. edhe fig., edhe v. I. Lëshoj një zë a bëj një zhurmë të fortë, të zgjatur e të mbytur si bubullimë; gjëmon; oshtin. Bubullonin topat (mortajat). Fjalët e tij bubullonin. Bubulloi një lajm i zi. - Mos bubullo ashtu! Male dhe fusha bubullojnë. As kërcet, as bubullon. (fj. u.).
BUBUTÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Veprimi kur bubutij me zë të lartë a me ulërimë; rënkim me “bu-bu” nga dhembja, nga dëshpërimi, nga një fatkeqësi etj. Bubutima e burrave (e grave). Qante me bubutima. Kërkoi pjesën e vet me aq bubutima e ngjulm.
2. Bubullimë. Rrebesh me bubutima. Mori kishte nisur me bubutima.
BÚJ/Ë,~AI f. 1. Përshtypje e madhe që bën një ngjarje a një lajm, jehonë e gjerë që ka një ngjarje a një lajm në popull; famë. Bujë e madhe. Shkaktoi bujë. Buja e tyre mori dhenë.
2. Buçimë, buitje (e lumit, e valëve etj.). Shfryn me bujë. Valët uturijnë me bujë.
3. fig., keq. Zhurmë e madhe dhe e fryrë që bëhet rreth një njeriu, një vepre, një çështjeje, një ngjarjeje, etj. për t’ia rritur vlerën dhe për ta bërë të njohur gjithandej; zhurmë për t’u dukur. Pa bujë. Punë (prirje) për bujë. I jep bujë. U bë bujë. Punojnë për zhurmë e për bujë. E urrente bujën. Gjëmë e bujë pesëqind dërhem, s’ka hirë as për një qen. (fj. u.). Bujë shumë e punë pak. (fj. u.).
✱Sin.: jehonë, famë, zulmë, buçimë, ushtimë, uturimë, bubullimë, jehonë, bulurimë, rrapëllimë, rraptimë, zhurmë, tamtam.
♦ Bëri bujë (diçka) u përhap e la përshtypje në shumë njerëz; mori dheun. E bëri bujë (diçka) e përhapi me zhurmë; e zmadhoi a e fryu një gjë, e paraqiti si tepër shqetësuese e të ngutshme; bëri zhurmë (për diçka); e bëri alarm. Me bujë e me pohe keq. me shkëlqim e me zhurmë të madhe për t’u dukur dhe për të bërë përshtypje te të tjerët. Me *kujë e me bujë keq.
BULURÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zhurmë a krismë e fortë dhe e menjëhershme; buçitje, uturimë; zhurmë nga shumë zëra njëherësh. Bulurima trembëse (të frikshme). Bulurima e lumit (e valëve). Bulurima e makinës. Era fryn me bulurimë.
2. Zëri i ujkut, i qenit etj. kur ulërin, ulëritje, angullimë; pëllitje, ulërimë (për disa kafshë si kau etj.). Bulurima e ujkut. Bulurima e qeve. Bulurimë e çjerrë.
✱Sin.: ushtimë, uturimë, bubullimë, rrapëllimë, rraptimë, gumëzhimë, vrungullimë, vrumbullimë, kumbim, buçitje, gjëmim, gjekëtimë, kërcitje, buitje, bujë, shungullimë, angullimë, hungërimë, pallje, pallmë, pëllitje, ulërimë, ulëritje.
BUÇÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zhurmë a krismë e fortë që shpërthen menjëherë dhe me jehonë; zë i lartë dhe i fuqishëm; thirrje prej shumë zërash; ushtimë, uturimë. Buçimë shurdhuese. Buçima e topave (e minave). Buçima e daulles (e tambureve). Buçima e detit (e lumit, e përroit). Buçima e malit (e pyllit). Buçima e këngës. Buçima e turmës. Buçimë trembëse (e tmerrshme, gjëmëmadhe). Buçimë e mbytur (e lehtë). Shpërtheu si buçimë. Këndohet me buçimë.
2. fig. Jehona e fuqishme e një ngjarjeje me rëndësi. Buçima e luftës. Buçimë gëzimi.
3. Zhurmë e mbytur që ndiejmë në veshë. Buçima e gurit të mullirit.
✱Sin.: ushtimë, oshtimë, uturimë, bubullimë, bulurimë, rrapëllimë, rraptimë, gumëzhimë, vrungullimë, shpërthim, gjëmim, gjëmë, kërcitje, shungullimë, jehonë, kumbim, bujë, buçitje, zhurmë, gumëzhim.
BUÇÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Buçimë. Buçitje trumbetash. Buçitja e veshëve. I dëgjojmë buçitjet. Ndiente një buçitje në tru.
2. Zhurma e ujërave kur dalin nga shtrati i lumit etj. Buçitja e valëve (e dallgëve). Buçitja e Kirit. Buçitje e fortë.
3. Shpërthim, dalje me vrull. Buçitja e gjakut.
4. Krisma a zhurma që dëgjohet kur plas diçka; plasje, pëlcitje, shkrepje. Buçitja e minave (e topave).
5. fig., keq. Zhurmë e madhe për diçka; tamtame, bujë. Buçitja e daulleve të fitores. Buçitje mediatike. Buçitja e fjalimeve elektorale.
✱Sin.: shpërthim, kumbim, gjëmim, gumëzhitje, zhurmim, shungullimë, plasje, buçitje, krismë, kërcitje, dalje, buitje, blirim, teptisje, ushtimë, uturimë, bubullimë, bulurimë, gumëzhimë, vrungullimë, gjëmim, rrapëllimë.
GJËMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Zhurmë e fortë dhe e zgjatur, që shoqëron vetëtimën; bubullimë. Gjëmim i fortë. Gjëmim i mbytur. Dëgjohen gjëmime.
2. Krismë e fortë dhe e zgjatur, që i ngjan bubullimës; zhurmë e mbytur dhe e fuqishme, që vjen prej së largu; ushtimë; uturimë. Gjëmimi i topave. Gjëmimi i detit.
✱Sin.: ushtimë, oshtimë, uturimë, buçimë, buçitje, bumbje, gjekëtimë, gjëmë.
GJËM/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Bubullimë, gjëmim; ushtimë. Gjëmë e madhe. Gjëma e rrufesë. Bën gjëmë gjëmon.
✱Sin.: bubullimë, gjëmim, ushtimë, buçimë, buçitje, uturimë, gjëm.
♦ Bëri gjëmën (dikush) bëri zhurmë të madhe për diçka, u qa e u ankua shumë, bërtiti i pakënaqur; bëri kiametin; bëri gurgulenë. Të bëfsha gjëmën! mallk. vdeksh! të futsha në dhe! Të bën gjëmën (dikush) të sjell një fatkeqësi të madhe, të bën më të keqen, të bën atë që s’ta ka prerë mendja; të vret a të shkatërron krejt; vret e pret. Janë si *nëma e gjëma.
GJËMËMÁDH,~EII mb. 1. Që ka gjëmim të madh; që ka ushtimë të madhe. Bubullimë gjëmëmadhe. Zë gjëmëmadh. Buçimë gjëmëmadhe.
2. fig. Që ka bërë bujë, që është shumë i dëgjuar; bujëmadh. Fjalë gjëmëmadhe. Emër gjëmëmadh.
3. keq. Që bën shumë zhurmë e bujë, që ankohet në të katër anët; zhurmëmadh. Njeri gjëmëmadh.
✱Sin.: i bujshëm, bujëmadh, i zhurmshëm, zhurmëshumë, zulmëmadh, poteremadh.
KRÍSJ/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Çarje; plasje.
2. Plasë, e çarë; vendi ku është çarë (për një xham, një gotë etj.); krisë. Ka (është) një krisje këtu. E ngjiti krisjen.
3. Krismë. Krisje e dobët (e fortë). Dëgjoheshin krisje.
✱Sin.: krisë, e krisur, të krisurit, e çarë, çarje, plasje, plasë, krismë, kërcëllimë, bubullimë, kërcitje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë