Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BOBÓ pasth. 1. Shpreh keqardhje, dhembje ose vuajtje për një fatkeqësi; bubu, oh. - Bobo, ç'e gjeti! - Bobo, ç'u rrëzua! - Bobo, i shkreti ai! Mos qesh kur tjetri bën “oh”, se do të qeshë tjetri kur të bësh “bobo”. (fj. u.).
2. Shpreh habi para një të papriture ose për diçka jo të zakonshme; obobo. - Bobo, sa thellë qenka! - Bobo, sa shumë male! - Bobo, sa e paska kokën!
3. Shpreh shqetësim për diçka të papëlqyeshme që mund të ndodhë, frikë para një rreziku etj.; obobo, bubu. - Bobo, kush i del atij përpara! - Bobo, ç’më gjeti!
4. Shpreh mërzi ose mungesë dëshire për të bërë diçka. - Bobo, kush ia hyn asaj pune!
OBOBÓ pasth. 1. Përdoret kur shprehim keqardhje të madhe, dhimbje të thellë ose vuajtje për një fatkeqësi; bobo. Obobo, ç’e gjeti të mjerin! Obobo, si ishte bërë i shkreti!
2. Përdoret kur shprehim habi të madhe para një të papriture ose për diçka jo të zakonshme, bobo. Obobo, sa qenka! Obobo, sa të bukura.
3. Përdoret kur shprehim shqetësim, pakënaqësi a mërzi të madhe për diçka që mund të ndodhë, frikë para një rreziku etj.; bobo, bubu. Obobo, kush merret me të tani! Obobo, kush i del atij! Obobo, kush e bën përsëri gjithë këtë punë! Obobo, kush shkon edhe një herë atje!
UBUBÚ pasth. 1. Shpreh shqetësim a frikë përpara një të keqeje ose një dhembjeje. -Ububu, ai i mjeri! -Ububu, ç'e gjeti! -Ububu, sa më dhemb!
2. Përdoret për të shprehur habi, kënaqësi sidomos në këngë e raste gëzimi. -Ububu me këto gërsheta! Seç m’i more mendtë e shkreta (folk.).
✱Sin.: obobo, bobo, bubu.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë