Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
VÉSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT anat. 1. Secila nga dy pjesët e organit të brendshëm, që kanë trajtën e një fasuleje të madhe, afër mesit, në të dyja anët e shtyllës kurrizore, te njeriu e të kafshët, ku veçohen nga gjaku, si uji i hollë dhe lëndët e panevojshme. Veshka e djathtë (e majtë). Veshkë e sëmurë. Ka gurë në veshka. Operoi (hoqi) një veshkë. Veshkë artificiale (mjek.) aparat i ndërlikuar që bën punën e veshkës kur këtë e operojnë ose kur është e sëmurë.
2. Ky organ i disa kafshëve që përdoret si ushqim.
✱Sin.: eshke, bubrek, kokël.
♦ Veshkë në mes të dhjamit njeri në kushte e rrethana shumë të mira, në mjedis të këndshëm a të rehatshëm; ai që është shumë mirë, sa s’ka më mirë; vezë në kulaç (në mes të kulaçit); pjergull në fik (të bardhë); pulë në grurë (në thekër, në mulli).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë