Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GOGÓL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Figurë e përrallave popullore, e përfytyruar si një qenie e tmerrshme, me të cilën trembin fëmijët.
2. Dordolec.
3. fig. Diçka që paraqitet me qëllim si e tmerrshme a si shumë e vështirë. E bëri gogol.
✱Sin.: bubë, vovë, gogozhel, bubazhel, div, përbindësh, lutran, gaxhorr, dordolec.
♦ U bë gogol (dikush a diçka) u bë i tmerrshëm për dikë; u bë bubë; iu bë ferra Brahim (dikujt). Ma bëri gogol (dikë a diçka) ma paraqiti si të tmerrshëm, të egër a të rrezikshëm; ma paraqiti si shumë të vështirë, të rëndë e të papërballueshëm; ma bëri bubë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë