Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bubërr”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUBËRROHEM

BUBËRR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ngacmohem me dikë. - Seç bubërrohen kështu, si fëmijë!
2. vetv. Merrem me një punëvogël a me gjëraparëndësishme.
3. pës. e BUBËRRÓJ.

BUBËRROJ

BUBËRR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Kërkoj e qëroj morrattrup, në një rrobë ose në flokë; çmorritem.
2. fig., jokal. Bëj punëvogla për të shtyrë kohën, merrem me vogëlsira e me çikërrima. Bubërron natë e ditë. Bubërronte nëpër shtëpi. Lodhej tërë ditën duke bubërruar nëpër bashtë. Qitmë (më jep) zot ç’të bubërroj. (fj. u.).
3. jokal. Kërkoj me kujdes në të gjitha anët për të gjetur diçka që më nevojitet duke trazuar gjithçka me dorë, rrëmoj, gërmoj. Bubërron nëpër xhepa (në dollap). Bubërroitërë shtëpinë, por nuk gjeti gjë. Kishte bubërruar për të shkuarën e tij.
4. jokal. Shkoj andej-këtej, sillem poshtë e lart pa ndonjë drejtim a ndonjë qëllimcaktuar; vërtitem, sorollatem; vet. v. III sillet e gumëzhin (për një turmë ose për një shumicë qeniesh). Turma bubërronteoborr. Bubërruan për orë të tëra. Bubërronte fshatravekrahinës. Tufat e zogjve vazhdoninbubërronin gjithnjë e më ngadalë. I dukej sikur i bubërronin ca miza në tru
5. jokal., vet. v. III Kullot pak këtu e pak atjevende me pak bar; kërkon ushqim andej-këtej, qëmton, gjëllin (për bagëtitë). Bubërronin qengjat. Zogjtë bubërrojnë. Bubërronin majat e barit.
6. fig., kal. Ngacmoj, cyt. E bubërroi me fjalë. - Mos e bubërro macen! E ka zakonbubërrojë.
7. jokal. Flas nëpër dhëmbë a bisedoj me zë shumëulët, mërmërit, murmurij. Bubërronte duke psherëtirë. Diç bubërroi nëpër dhëmbë. Uli kryet e vazhdoibubërrojë diçka.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.