Fjalori

Rezultate në përkufizime për “buar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUAJ

BÚAJI vep., BÓVA, BÚAR kal. 1. Grah a ndjek lopën; ngas kaun. E buaj me hu gardhi (me hosten).
2. Ndjek nga afër e pa iu ndarë dikujt a diçkaje; nuk i shqitem, i vihem pas, e ndjek gjurmë pas gjurme. E buan e keqja (dikë) e gjen, e ndjek e keqja; nuk ka fat.
3. E degdis shumë larg, e çoj në një vendhumbur a të shkretë; dëboj, përzë, e çoj prapa botës (prapa diellit). I kishin buar ku ha pula gur.

BUAR

BÚAR (i, e) mb., arb. 1. I humbur, që s’ka asnjë gjurmë, që s’i gjendet as nami e as nishani.
2. I ndjekur, i përzënë, i dëbuar, i degdisurfundbotës. Njerëzbuar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.