Fjalori

Rezultate në përkufizime për “buçe”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BALE

BÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Bushtër, buçe; femra e zagarit.
2. Lopë me pullabardhatrup; dele e bardhë.

BUSHTËR

BUSHT/ËR,~RAI f. sh. ~RA, ~RAT 1. Femra e qenit, buçe, shakë. Bushtër tinëzare. Leh si bushtër. Kjo bushtër duket e frikshme. Ia hoqi zinxhirin bushtrës. Bushtranxiton shumë, pjell këlyshëverbër. (fj. u.). Bushtra vetëm këlyshët e saj lëpin. (fj. u.).
2. fig., shar., bised. Grua që s’mban qëndrimmirë moral, grua e ligë, e përdalë, bishttundur, bishtdredhur; grua llafazane e ngatërrestare. Bushtër e vjetër (bishtdredhur). Bushtër e keqe dhe e pabesë. Ishte një bushtër që s’e kishte shoqenfshat! - Cila bushtërpolli ty, Zarik? Po të jesh bushtër, qentë do të mbledhësh. (fj. u.).
3. mit. Qenie e përfytyruar si kuçedër, që sipas besimeve popullore villte zjarr e rrufe.
4. (lat. Gryllus gryllotalpa) zool. Dosëz. Bushtra ha rrënjët e domates.
Sin.: buçe, bushtërz, shakë, kuçkë, meçkë, lushë, lutë, gore, dragua, flokështrigë, përbindësh, dosë, arrç, baldosë, dosëz.
*Bishti i bushtrës përb. vulg.

BUÇE

BÚÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Bushtër. Buçe e zezë. Ia hoqi zinxhirin buçes. Buçes, po s’e luajti bishtin, s’i ngjiten qentë prapa. (fj. u.).
2. Femra e ujkut; ujkonjë.
3. fig., keq. Organ i të folurit te njeriu, i vështruar si shprehës i mendimeve e i ndjenjave; gojë. - Mbylle buçen! - Mos e hap kaq shumë buçen!
4. shar. Grua e pandershme, femër e përdalë. Është një buçe që s’ia gjen shoqen.
5. Pjella femër e lopës, viçe, mështjerrë (mëshqerrë). Buçe motake. Mish buçeje. E lëshon buçen të kullosë.
Sin.: bushtër, shakë, kuçkë, meçkë, lushë, lutë, gore, ujkonjë, gjuhë, sqep, tytë, zdërre.

PICIFERRË
RRUSPIE

RRUSPÍ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Femër që gjykohet për sjellje morali jokorrekte nga grupi shoqëror ku bën pjesë. Nuk ishte rruspie. Ajo rruspie punonte fshehurazi.

Sin.: kurvë, prostitutë, lavire, baxhellë, bushtër, lapere, buçe, zuskë.

SHAKË
UJKONJË

UJKÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Femra e ujkut. Strofulla e ujkonjës.
Sin.: ulkonjë, buçe, ujkeshë.

ZAGARE

ZAGÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Bushtër, buçe. Mbante një zagaremirë për thëllëza. Gjuha qyqare leh si zagare. (fj. u.).
2. fig., shar. Grua a vajzësillet rrugëve kot e bredh pas meshkujve; femër e ligë, e përdalë. mirë hiç fare se një zagare. (fj. u).
Sin.: bushtër, buçe, shakë, qene.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.