Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FÚRÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Përdorëse me qime të dendura e të ashpra, me të cilën pastrojmë, lyejmë a fshijmë diçka. Furçë dhëmbësh. Furçë këpucësh. Pastroj (lyej, fshij) me furçë.
2. tek. Vegël a diçka tjetër që ka formën e kësaj përdorëseje; vegël në një makinë elektrike, që bën kalimin e rrymës nga pjesët rrotulluese në ato të palëvizshme. Furçë thëngjilli (karboni). Furçë kontakti.
✱Sin.: brushë, penel.
♦ I jep furça (dikujt) e lavdëron dikë për t’i bërë qejfin, i bën lëvdata për ta marrë me të mirë, për t’ia hedhur etj.; i hedh lule; i jep lustër1.
VÚRCË,~A f. sh. ~A, ~AT Përdorëse pastrimi, e pajisur me kreshtë, me qime a me tela të ngulura në një copë dru, e cila, sipas formave të ndryshme, përdoret për të fshirë rroba e këpucë, edhe për nevoja të tjera; brushë, furçë. Vurcë rrobash. Vurcë këpucësh. Lyej me vurcë. Vurcë rroje.
✱Sin.: brushë, furçë, penel.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë