Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BRUM/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bëhet brumë, mbruhet. Mielli i misrit nuk brumohet lehtë.
2. vetv. Zbutet, zbruhet. Pjepri i lënë në diell brumohet e s’hahet më.
3. pës. e BRUMÓJ.
✱Sin.: brumoset, mbruhet, ngjishet, ngjizet, zbutet, brydhet, baltet, squllet, ndulket, tutëlohet, sqaqet.
►BRUMÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Zbutet duke u gatuar, bëhet si brumë; mbruhet.
2. fig., vetv. Formoj karakterin e botëkuptimin tim, edukohem, kalitem; formohem si njeri. U brumos me virtyte të larta. Kështu është brumosur brezi ynë. Në këtë mjedis jemi brumosur të gjithë.
3. fig., vetv., vet. v. III Përgatitet; forcohet, bëhet i pathyeshëm.
4. pës. e BRUMÓS.
✱Sin.: brumohet, mbruhet, ngjishet, ngjizet, gatuhem, përgatitem, edukohem, formohem, forcohet, fuqizohet, mëkëmbet, përmirësohet.
►ZBRÚ/HEM jovep. ~JTA (u), ~JTUR 1. vetv., vet. v. III Bëhet i butë si brumë, zbutet diçka e fortë a e thatë. Zbruhen dardhat (ftonjtë). Edhe pjeprin, po ta lesh shumë kohë në diell, zbruhet dhe s’hahet më. Iu zbrujtën duart.
2. fig., vetv. Ligështohem, bëhem i dobët e i pafuqishëm; bëhem më i butë, zbutem. I është zbrujtur karakteri (vullneti). Është zbrujtur ca kohët e fundit. Ç’më je zbrujt e ligështue, / Moj e mira e nanës-o. (folk.). Muzgu u zbrujt krejt. Poeti u zbut e u zbrujt si rrallëherë. U zbrujta prej ngashërimeve.
3. pës. e ZBRUJ. Është zbrujtur nga shiu. Toka u zbrujt shpejt. Gruri zbruhet me ujë.
✱Sin.: brumëzohet, brumohet, zbrumohet, zbutet, brydhet, mbrydhet, ndulket, baltet, squllet, dyllëçitet, sqaqet, tutëlohet, lëshohem, shkrehem, ligështohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë