Fjalori

Rezultate në përkufizime për “brumbullon”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BRUMBULLOJ

BRUMBULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Brumbullin. Brumbullon brumbulli.
2. kal. E mbledh diçka shuk a si topth. Brumbulloj gjalpin.
3. kal. Grumbulloj.
4. kal. Mbush plot, mbushulloj. E brumbulloi sahanin me përshesh (me fasule).

ZHUZHURIT

ZHUZHURÍT vep., ~A, ~UR jokal., vet. v. III Bën një zhurmëzgjatur (për kandrrat, për ujin kur zien etj.), zhuzhet. Vër veshin si zhuzhurit kroi.
Sin.: zhuzhet, brumbullon, gumëzhin.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.