Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRUMBULLÍ/N vep., ~TI, ~TUR jokal., vet. v. III Bën zhurmë duke fluturuar (për brumbullin dhe kandrra të tjera të ngjashme me të); bën një zhurmë të vijueshme si brumbulli (uji etj.), zhuzhit. Brumbullin uji i kroit. - Brumbullijnë malet, / O babai im! / - Vijnë të të marrin, / O moj bija ime! (folk.).
✱Sin.: zhuzhet, zhuzhit, zhuzhurit, gumëzhin.
BRUMBULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal., vet. v. III Brumbullin. Brumbullon brumbulli.
2. kal. E mbledh diçka shuk a si topth. Brumbulloj gjalpin.
3. kal. Grumbulloj.
4. kal. Mbush plot, mbushulloj. E brumbulloi sahanin me përshesh (me fasule).
ZHUZH/ÉT vep.,~ÍTI, ~ÍTUR jokal., kryes. v. III 1. Bën një zhurmë të zgjatur sikur zien; zhuzhurit, brumbullin, gumëzhin. Zhuzhitnin mushkonjat (mizat, bletët, brumbujt, gjinkallat). Një kandërr e madhe kishte bërë një hark duke zhuzhuritur dhe kishte qëndruar në degë.
2. fig. Nxjerr një tingëllim të mprehtë e të thatë që përsëritet disa herë; bën një zhurmë të thatë sikur thyhet një xham, bën krismë; bëj që diçka të nxjerrë tingëllim të tillë; kërcet. Zhuzhet zjarri.
3. fig. Nxjerr a lëshon një zhurmë të ngjashme me atë që bëjnë bletët, arëzat kur fluturojnë; buçet, uturin; gumëzhin. Zhuzhet vendi (dhoma, sheshi). Zhuzhet turma. Në kokë i zhuzhitnin lloj-lloj mendimesh.
✱Sin.: zhuzhurit, brumbullin, gumëzhin, kërcet, buçet, uturin, gumëzhin.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë