Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJÁLP/Ë,~I m. Yndyrë e trashë, që nxirret duke rrahur qumështin e bagëtive. Gjalpë i freskët. Gjalpë deleje. Gjalpë me kripë (pa kripë). Gjalpë bimor margarinë. Gjalpë brumë (brumës) gjalpë i njomë e pa kripë. Gjalpë i kalbur gjalpë që e ka zënë mirë kripa. Gjalpë i shkrirë gjalpë i përftuar me ngrohje ose duke e mbajtur për një kohë të gjatë në temperaturë të zakonshme, gjatë së cilës shkatërrohet një pjesë e vitaminave dhe e proteinave, që ka vlera ushqyese më të pakta se gjalpi i freskët. Gjalpë i tretur gjalpë i shkrirë. Bar gjalpi bar me erë si të bulmetit. Bukë me gjalpë. Tret gjalpin. Gjalpi në lakror bie (derdhet, mbetet) (fj. u.).
♦ E bëri për gjalpë të skuqur (dikë) shih ia bëri kurrizin (shpinën) më të butë se barkun (dikujt). Gjalpë (djathë, dhjamë) i mirë në *lëkurë të qenit përçm. Janë *mjaltë e gjalpë (e tëlyen). E ka (shkon, është) gjalpë e vaj (me dikë) ka marrëdhënie shumë të mira me dikë, shkon pa asnjë fërkim me të, i ka punët mirë me të; e ka grurë; e ka vaj. Kërkon petulla me gjalpë ka kërkesa të tepërta; kërkon gjëra me shpenzime të mëdha. Nxjerr gjalpë nga uji (dikush) shih nxjerr vaj nga guri (dikush). Shkon si në gjalpë (diçka) shkon pa asnjë pengesë e vështirësi, ecën me lehtësi, rrëshqet pa ngecur fare; (shkon) si thika në gjalpë; (shkon) si në vaj. (Shkon) si *thika në gjalpë (diçka).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë