Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRÓK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Enë druri e rrumbullakët që përdoret si masë drithi dhe që nxë rreth njëzet e pesë kilogramë. Një brokë misër (grurë). E ka kokën sa një brokë (keq.) është kokëmadh, e ka kokën sa një bucelë. Bluan miellin me okë, shet bujën me brokë. (fj. u.).
2. Enë prej balte, prej qelqi, prej porcelani etj. në trajta të ndryshme, me grykë të gjerë e me një vesh, që shërben për të mbajtur ujë, verë etj.; enë e drunjtë me bark të shtypur, që përdoret zakonisht për ujë; katruve. Brokë balte (qelqi, porcelani, metalike, bronzi). Brokë uji. Pi me brokë. Brokë e vogël me raki.
✱Sin.: brokatare, buçuk, karriq, mashtër, sheke, shinik, babune, bacungë, bludë, buzak, katruve, kome, koçume, kanë, poç, kabash, çini.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë