Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BROÇKULLÍT (BROÇKULLÍS) vep., ~A, ~UR bised., mospërf. jokal. Them broçkulla. I broçkullit goja. - Për çfarë po broçkullit kështu? Broçkullit mbarë e prapë. Fyen e broçkullit pa pushim. - Këto të paska broçkullitur ai mjeku yt?!
BROÇKULLÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET [BROÇKULLÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET] Veprimi kur broçkullit; gjepur, fjalë e kotë. Broçkullitje pa vend. Broçkullitje publike. Merret me broçkullitje e nuk bën punë.
DËRDËLLÍT (DËRDËLLÍS) vep., ~A, ~UR bised., jokal. Flas kot e pa pushim, them gjepura, flas pa përgjegjësi; llomotit. Dërdëlliti shumë. Dërdëlliste prapa shpinës. - Mjaft dërdëllite! Dërdëlliti lloj-lloj gjepurash. - Ama, ç’dërdëllit edhe ti!
✱Sin.: llomotit, turtullit, broçkullit, përrallis.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë