Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRISHTËSÍSHT ndajf., libr. Me brishtësi; në mënyrë të brishtë. Ajo i shtriu dorën brishtësisht. Iu përgjigja brishtësisht.
DOBËSÍ,~A f. ~, ~TË 1. Të qenët i dobët nga trupi a nga shëndeti; gjendje jo e shëndoshë e gjithë trupit ose e një pjese a e një organi të tij; gjendje e tillë, kur dikujt i janë pakësuar fuqitë e aftësitë fizike; pafuqi; kund. fuqi, forcë. Dobësi e madhe (e përgjithshme). Dobësia e trupit (e krahëve, e këmbëve, e muskujve, e zemrës, e trurit, e syve, e veshëve). Dobësia e pleqërisë. Ndien dobësi pas sëmundjes. E ka nga dobësia.
2. Vetia dhe gjendja e diçkaje të dobët, të pafuqishme, të paqëndrueshme, të brishtë, të zbehtë, të pamjaftueshme, të pakënaqshme etj.; ultësi, mungesë force, brishtësi. Dobësia e qelqit (e letrës). Dobësia e pulsit. Dobësia e erës (e rrjedhës së lumit). Dobësia e dritës. Dobësia e ngjyrave. Dobësia e zërit. Dobësia e nuhatjes (e ndijimit, e kujtesës). Dobësia e rrymës elektrike. Dobësia e kundërshtarit. Dobësia e shtetit (e regjimit). Dobësia e ekonomisë.
3. Të qenët me karakter e me vullnet të dobët, me aftësi mendore e me njohuri mjaft të kufizuara; e metë; mungesë, pikë e dobët. Dobësia e argumenteve (e arsyetimit). Dobësia e vullnetit (e karakterit). Dobësitë e nxënësve (e mësuesve, e klasës). Dobësitë e prindërve. Dobësitë në punë (në stërvitje, në lojë). Dobësitë në sulm (në mbrojtje). Dobësitë në formimin e përgjithshëm. Dobësitë në përgatitjen e specialistëve. Ka dobësi të vogla (të mëdha). Dobësitë e të tjerëve i shohim me sytë e rrëqebullit, dobësitë tona, me sytë e urithit. (fj. u.).
4. Dashamirësi e dashuri e veçantë; parapëlqim e dëshirë e theksuar për diçka. Ka dobësi pikturën (teatrin, baletin etj.). Ka një dobësi për futbollistët (për skuadrën “Skënderbeu”, për punëtorët, për malësorët, për shkodranët...). Ka një dobësi për motrën e vogël. Ka një dobësi për këpucët me qafa (për filmat me luftë).
✱Sin.: pafuqi, flashkësi, paaftësi, pazotësi, mungesë, zbehtësi, anemi.
NJOMËSÍ,~A f. 1. Të qenët i njomë, cilësia e asaj që është e njomë; ajo që e bën diçka të njomë. Njomësia e barit (e bimëve). Faqe (buzë) plot njomësi. Humbet njomësinë. I jep njomësi. Njomësia e avullit.
2. fig. Të qenët i njomë e i brishtë; ëmbëlsi. Njomësi pranverore. Njomësi vashërore. poet. Njomësia e zemrës (e ndjenjave).
✱Sin.: njomështi, njomësirë, lagështi, brishtësi.
THYESHMËRÍ,~A f. Të qenët i thyeshëm, vetia e diçkaje që thyhet. Thyeshmëri e madhe. Përcaktoj thyeshmërinë. Ka thyeshmëri.
✱Sin.: brishtësi, thërrmueshmëri, përkulshmëri, përthyeshmëri, epshmëri.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë