Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARABRÍNJËS,~E mb., gjeom. Që i ka brinjët të barabarta (për figurat gjeometrike, kryesisht për trekëndëshin); brinjënjëshëm. Trekëndësh barabrinjës. Kon barabrinjës. Shumëkëndësh barabrinjës.
BRINJËNDRÝSH/ËM,~ME mb., gjeom. Që i ka brinjët me gjatësi të ndryshme; kund. brinjënjëshëm. Trekëndësh brinjëndryshëm.
BRINJËNGJÁSH/ËM,~ME mb., gjeom. Brinjënjëshëm. Trekëndësh brinjëngjashëm.
BRINJËNJËSH/ËM,~ME mb., gjeom. Që i ka brinjët me gjatësi të barabartë, barabrinjës; kund. brinjëndryshëm. Trekëndësh brinjënjëshëm. Figurë brinjënjëshme.
JOBRINJËNJË́SH/ËM,~ME mb., mat. Që nuk i ka brinjët të barabarta; kund. brinjënjëshëm. Trekëndësh jobrinjënjëshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë