Fjalori

Rezultate në përkufizime për “brinajë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BORIMË

BORÍM/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Rrip tokeanëarës, që mbetet pa lëruar; anie, brinajë. Borimat i punojnë me bel.
Sin.: anie, anëse, ceparak, fundajë, mëkrejsë, brinajë, brinanë, trap, ovrat.

BRIARË

BRIÁR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Anë e arës, anëse, brinajë. Mbeti një briarë pa mbjellë.

BRINANË

BRINÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Brinajë, ceparak, anëse. I rrëmih brinanat me bel.

OVRAT

OVRÁT,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Rrip i ngushtë toke anës një parcele, i cili mbetet pa u punuar nga plugu e i pambjellë; anie; brinajë. Ecte ovratit i shkujdesur.

Sin.: anie, brinajë, borimë, mezhdë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.