Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRILÁNT,~I m. sh. ~E, ~ET Diamant pa ngjyrë, i prerë në disa faqe të lëmuara e të shkëlqyeshme, që përdoret zakonisht për stoli; xhevahir. Brilant natyror (artificial). Brilanti i unazës. Brilante shumëngjyrëshe (të vegjël). Kutia e brilanteve. Unazë me brilant. Përftimi i brilantit. Grimcë (pjesëz) brilanti. Shkëlqen (vezullon) si brilant.
XHEVAHÍR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Diamant, brilant; gur i çmueshëm. Gur xhevahiri. Varg me xhevahire.
2. fig. Diçka shumë e çmuar a shumë e bukur. Xhevahir i natyrës. Është xhevahir.
3. iron. Fjalë a veprime të gabuara ose krejt pa vend. Xhevahire shtypi. Thotë xhevahire. Ka plot xhevahire.
4. si mb. Shumë i mirë, i dashur e i sjellshëm, që ka zemër shumë të mirë; shumë i vlefshëm e i çmueshëm. Djalë xhevahir. Vajzë xhevahire. Fjalë xhevahire.
✱Sin.: diamant, brilant, margaritar, thesar, flori; i shkëlqyer, i mrekullueshëm, i vlefshëm, i çmueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë