Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►ÇIFT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bashkohem ose lidhem në çift me dikë a me diçka tjetër; bëhem dy e nga dy. Çiftohen qelizat. Çiftohemi për punë. Bricjapi nuk duhet të çiftohet këtë muaj me gaforren. Telefoni juaj inteligjent çiftohet me një navigator në makinë.
2. vetv., vet. v. III. Bashkohet femra me mashkullin për t’u mbarsur; ndërzehet. Çiftohet lopa me dem. Mos e lini qenin tuaj të çiftohet rrugëve.
3. pës. e ÇIFTÓJ.
✱Sin.: çiftëzohem, çiftosem, ndërzehet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë