Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BLÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë miell a pluhur, i thërrmuar imët; i copëtuar, i grimcuar. Grurë (misër, bereqet, piper) i bluar. Kafe e bluar. Urov i bluar. Mish (peshk) i bluar. Sheqer (oriz) i bluar. I bluar trashë (ashpër, hollë, imët). Gjysmë i bluar. I bluar si pluhur.
2. I përtypur me dhëmbë; i tretur në stomak, i përtretur. Ushqim i bluar.
3. Që është bërë si miell nga mola, nga tenja etj., i brejtur. Qilim i bluar. Rrobë e bluar.
4. fig. I përvetësuar mirë, i përtypur siç duhet. Mësim (ushtrim) i bluar.
5. fig. I menduar mirë, i rrahur me hollësi në mendje, i stërmenduar, i përsiatur, i shoshitur, i bërë me mend në kokë. Një propozim i bluar mirë.
6. fig. I munduar shumë, i vuajtur (nga ndonjë sëmundje etj.). I kishte gishtërinjtë si të bluar. I bluar nga sëmundja.
✱Sin.: i thërrmuar, i copëtuar, i grimcuar, i grirë, i imshtuar, i shkërmoqur, i bërlutur, i bërsirë, i breshnisur, i ronitur, i brishtuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë