Fjalori

Rezultate në përkufizime për “breron”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BRERON

BRER/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal. 1. Bie pak dhe ngadalë shi i hollë a dëborë e imët. Breron shiu. Breron shtruar. Breroi gjithë ditën. Zuribreronte borë. Kur breron bora, dalin gushëkuqët.
2. edhe fig. Bën zhurmënjëtrajtshme e të vijueshme, si pikat e shiut kur bien mbi llamarinë etj. Na breronin sytë lotë. Mbi pullazin e shekullit frynte e breronte gjithkah e gjithkund.
Sin.: shinon, imton, qëmton, rigon, veson, miellzon, amton, fijon, mizon.

QIMON

QIM/ÓN vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal., vet. v. III Imton (borë, shi). Qimon bora me erë.
Sin.: shinon, qëmton, qimton, rigon, veson, miellzon, amton, fijon, mizon, breron.

QIMTON

QIMT/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Bie borë e imët a shi i hollë; qëmton. Qimtonte borë e imët.
Sin.: qëmton, shinon, rigon, qimon, veson, miellzon, amton, fijon, mizon, breron.

RIGON

RIG/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR vet. v. III 1. jokal. Rrjedh si curril i hollë. I rigonin lotët. I rigojnë djersët. I rigonin mbi faqe.
2. jokal. Bie shi i imët e i lehtë, veson. Rigon shi.
3. krahin., kal., edhe v. I Spërkat me një pluhurlehtë sheqeri, kripe etj. Rigoj me sheqer.
Sin.: veson, vesëton, vesit, imton, breron, pikoj.

SHIJON

SHIJ/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Bie shi. Filloishijojë. Jashtë shijon.
Sin.: rigon, veson, vesit, breron, pikon.

SHINON

SHIN/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., njëvet. Bie shi. Nuk po shinon më. Shinoi tërë natën.
Sin.: qëmton, breron.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.