Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRENDASHKRÚAR (i, e) mb. 1. gjeom. Që është vizatuar brenda një figure tjetër. Rreth i brendashkruar. Katërkëndësh (shumëkëndësh) i brendashkruar. Rrathë të brendashkruar.
2. fig. Që është pjesë përbërëse e diçkaje; i përfshirë, i përmbledhur. Me një kryq të brendashkruar me kupolë. Në vepër është i brendashkruar ‘Eposi i Kreshnikëve’. Rregullat janë të brendashkruara në tabelë.
JASHTËSHKRÚAR (i, e) mb. 1. gjeom. Që është vizatuar jashtë një figure tjetër; kund. i brendashkruar. Rreth i jashtëshkruar. Shumëkëndësh (trekëndësh) i jashtëshkruar.
2. fig. Që është konceptuar jashtë kufijve ekzistues.
SHUMËKËNDËSH,~I m. sh. ~A, ~AT gjeom. Figurë gjeometrike që kufizohet nga një vijë e thyer. Shumëkëndësh i rregullt (i mysët, i lugët). Shumëkëndësh i brendashkruar (i jashtëshkruar). Shumëkëndësha të ngjashëm. Brinjët e shumëkëndëshit. Kulmet e shumëkëndëshit.
TREKË́NDËSH,~I m. sh. ~A, ~AT 1. gjeom. Figurë gjeometrike, që ka tri brinjë e tri kënde. Trekëndësh barabrinjës (dybrinjënjëshëm). Trekëndësh i brendashkruar. Trekëndësh kënddrejtë (këndngushtë). Sipërfaqja e trekëndëshit. Baza (lartësia) e trekëndëshit. Kulmet e trekëndëshit. Katetet dhe hipotenuza e trekëndëshit.
2. Send a pjesë e diçkaje që ka tri brinjë dhe tri kënde ose një trajtë të tillë a të ngjashme. Trekëndëshi i murit ballësor të çatisë. Formojnë një trekëndësh. Heq vija me trekëndësh heq vija me një vizore me tri brinjë. Shënoi gol në trekëndëshin e portës (sport.).
3. elektr. Lidhje kryesore në aparatet elektrike me rrymë të ndryshueshme trefazore. Lidhje në trekëndësh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë