Fjalori

Rezultate në përkufizime për “brendapërbrenda”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BORXH

BÓRXH,~I m. sh. ~E, ~ET 1.holla ose sendejanë marrë ose janë dhënë për një kohëcaktuar dheduhetkthehen përsëri; hua. Borxh i vjetër. Mori borxh. Nuk kam borxh (borxhe). Ktheu (lau, pagoi, shleu) borxhin. S’vë borxh. U fut (hyri) në borxh. Ishte zhytur (ishte mbytur) në borxhe. I fali borxhin. Mbeti borxh. Fli pa darkë e zgjohu pa borxh. (fj. u.). Borxh i larë në mot të shtrënguar. (fj. u.). Borxhi i zgjatur-faqja e skuqur. (fj. u.). Ai fukara që s'ka borxh, është nikoqir. (fj. u.).
2. fin. Veprim financiarbankë. Borxh i brendshëm detyrim kombëtar, brendapërbrenda vendit. Borxh i jashtëm borxh ndaj huadhënësve të huaj. Borxh i keq borxh me pasojarënda për huadhënësin. Borxh i motuar borxh që i ka kaluar data e kthimit. Borxh i prapambetur (i vjetër) borxh i papaguar. Borxh i vdekur borxh që nuk mundshlyhet. Borxh publik borxhmerr qeveria nga banka e shtetit për projekte publike.
3. fig., bised. Detyrim moral ndaj dikujt, diçka që e kemi për detyrë ta bëjmë. Kam borxh. Ia kam borxh. I mbeta borxh. Laj (kryej) borxhin. Gjendem (në) borxh. Ta paça borxh! (ur.). ta shpërblefsha! Mos hyr borxh me fjalëkeqe. (fj. u.). Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë. (fj. u.).
Sin.: hua, detyrim, detyrë.
Ta bën borxh (dikush) mban vazhdimisht një qëndrim a sjelljepadurueshme ose përsërit disa herë një veprimpapëlqyeshëm, sa të detyron t’i kthehesh me të keq, të bën të mos përmbaheshdheveprosh kundër tij. Borxh çifuti keq. borxh i rëndë, që nuk shlyhet lehtë. I dola borxhit (nga borxhi) (dikujt) e bëra detyrën time ndaj dikujt; bëra gjithçka që më takonte, e paralajmërova me kohë; i dola hakut. Hyjborxh kam detyrime ndaj dikujt, i cili më ka bërë një nder, më ka ndihmuar etj. S’ia kam borxh (dikujt) s’i kam bërë gjë të keqe, s’kam detyrime ndaj dikujt; nuk e meritoj atë që më bën. I ktheu borxhin (dikujt) iu përgjigj a veproi në të njëjtën mënyrë, me po atë vrazhdësi a keqdashje, ia shpagoi njësoj; mori (lau) hakun (dikush). Ia ktheu borxhin me *babune (dikujt). Laj borxhin plotësoj një detyrim moral, e bëj diçka që e kam për detyrë ndaj dikujt për t’ia shpërblyermirën.

BRENDA

BRÉNDA ndajf. 1.pjesën ose në anën e brendshme të një sendi, në pjesën ose në anën që nuk duket (edhe si em.); në vendin a në hapësirënpërfshijnë kufijtë e diçkaje, në pjesën e brendshmediçkaje, në brendësi; në hapësirënkapin kufijtë e një vendi; në një vendmbyllur; kund. jashtë. Brendashishe (në kusi). Brenda në det (në lumë). Brendashtëpi (në dhomë). Brendapyll. Brendaqytet. Brendatokë. Brendatrup (në kokë). Hyri brenda. Mbetën brenda. Është kalbur nga brenda. E nxori nga brenda. Kush i bën varrin shokut bie vetë brenda. (fj. u.). Po nuk e pateligën brenda, s'të vjen nga jashtë. (fj. u.). Kalaja merret nga brenda. (fj. u.).
2. pjesën e brendshmediçkaje, në pjesën që nuk duket, në sipërfaqen e brendshme; kund. jashtë. Lyej (vesh) nga brenda.
3.gjirin e një grupi shoqëror, të një familjeje, të një njësie administrative, të një ndërmarrjeje, të një organizate etj.; kund. jashtë.
4. zemrën e në shpirtin e dikujt, në botën e brendshme, përbrenda. E mbaj brenda nuk e shpreh, nuk e shfaq atë që ndiej.
5. sport. fushën e ekipit vendës; kund. jashtë. Ndeshjen tjetër e kemi brenda.
6. si mb. Që bëhet nga pjesëtarët e kompanisë a të familjes; që është i brendshëm, si i familjes. Punë brenda. Dhëndër brenda.
Sin.: përbrenda, brendapërbrenda, brendazi.
Ra brenda (dikush). 1. E futënburg, u burgos, ra në burg. 2. U ndodhkushtevështira ose në një gjendjekeqe a të rrezikshme që nuk e priste; ra plotësisht në një gabim dhe e pësoi. 3. U dashurua, ra në dashuri; e ka zënë qymyri shaka.; i ka hyrë fitili shaka. Sa për të qenë brenda sa për të qenërregull me diçka, që të mos jemkundërshtim me të; sa për të përmbushur diçka dosido e formalisht. I hyj (i futem) brenda (diçkaje) e kuptoj mirë, e kap thelbin e saj, e marr vesh ashtu si është; njoh thelbin e një çështjeje. Na hyri *dhëndër brenda (dikush) tall. Jam brenda. 1. Nuk vijkundërshtim me një rregull, me një kërkesëpërgjithshme etj., i përmbahem me kujdes ashtu si kërkohet. 2. keq. I përmbahem formalisht diçkaje, përpiqemzbatoj, së pakudukje, një masë, një rregull, një ligj etj. 3. E di mirë diçka, e njoh një çështjebrendi; e bëj si çështje timen. E mori *kalanë (kështjellën) nga brenda (dikush).

GJAKPËRZIERJE

GJAKPËRZIÉRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Marrëdhënie brendapërbrenda fisit me lidhje gjaku.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.