Fjalori

Rezultate në përkufizime për “brendësi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ADË

ÁD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ishull në një lumë, në një liqen, në një det etj. Adë natyrore (artificiale). Ada e Bunës. Adat e Maldiveve. Adat e Karaibeve.
2. Tokë e përmbytur, tokë nënujore. Dallohej mirë forma e adës në brendësikënetës.
Sin.: ishull, ujdhesë, anësujë.

BARK

BARK,~U f. sh. ~QE, ~QET 1. Pjesa e trupitnjerëzve a të kafshëve, ku gjenden stomaku, zorrët, mëlçia e zezë dhe organetjera; pjesa e trupitqenievegjalla nga gjoksi e poshtë, e kundërt me kurrizin; stomak, mullë. Bark i madh (i fryrë). Bark i lëshuar (mjek.) bark i dhjamosur e me muskujdobësuar. Barku i lopës. Bark lundrak (anat.) bark i futur si me hark. Lëkura (cipa) e barkut. Fundi i barkut. Zgavra e barkut. Organet (muskujt) e barkut. Më dhemb (më pret) barku. Iu ënjt (iu fry) barku. E goditibark. I është rritur barku. Shtrihembark. I ra barku iu ul barku. vjen ujët deribark. Futet nën barkun e kalit. I vë një tullëngrohtëbark. Iu thaftë lëkura e barkut! (mallk.). S'ngopet barku me fjalëndëgjon veshi. (fj. u.). Barku na zbardh faqen, barku na thyen qafën. (fj. u.). Pula bëri vezën, gjelit i dhemb barku. (fj. u.). Barku i gjerë, truri i ngushtë. (fj. u.). Mos e mbajkeqenbark, se të mbyt. (fj. u.).

2. Stomaku e zorrët si organe ku hyn, qëndron e përpunohet ushqimi. Bark i ngopur (i pangopur). Me barkun plot (të zbrazët, bosh, esëll). E mbushi barkun (me bukë). I plasi barku (ngangrënët). Ngopi (fryu) barkun. E gërreu barku për bukë. S'ma do (s'ma nxë) barku. S'kishin gjë në bark. Mbushe barkun, ngarko kurrizin! (fj. u.). Barku mban një tog të liga, goja nuk mban një fjalë. (fj. u.). Edhe zorrëtbark trazohen. (fj. u.). Mos fol me bark, po me tru. (fj. u.).

3. bised. Sasia e ushqimit sa mundmbajë stomaku. Hëngra një bark fiq. Ç’të bën barku, s’ta bën laku. (fj. u.). Çka s’të ngop syrin, s’të ngop as barkun. (fj. u.). Sa ha syri, nuk ha barku. (fj. u.). Sytë e mëdhenj, barku i vogël. (fj. u.).

4. Zgavra e poshtme e trupitfemrës ku është mitra, pjesa e brendshme ku zhvillohet pjella. Që në barknënës. Me barkmbarë! (ur.) Fryti i barkut fëmija. Kanë lindur nga një bark. Ndrittë barku që e ka mbajtur! (ur.). Shqiptarin nuk e ka nxjerrë lokja prej barkut, por huta prej çarkut. (fj. u.).

5. Tërësia e fëmijëvelind një nënë me një burrë; tërësia e të vegjëlvepjell brenda një periudhe një kafshë ose gjithë vezëtbën një shpend a kandërr; pjellë, thark. Barku i parë fëmija i parë. Djalë i barkut djalë jo i gjetur. Familje me disa barqe. U ndanë barqe-barqe. Motër e vëlla nga dy barqe. Fëmijë (vëllezër) të një barku fëmijë (vëllezër) të lindur nga të njëjtët prindër. Barku i fundit fëmija i fundit. Çdokush flet për barkun e vet. (fj. u.).

6. etnogr. Tërësia e fëmijëvevijnë nga një nënë si lidhje gjinie; tërësia e fëmijëve dhe e pasardhësve të një gjinie, gjiri. Bark i shtuar. Janë të një barku.

7. fig. Brez. Bark pas barku. Kanë kaluar katër barqe.

8. Sipërfaqja e përkulur dhe e harkuar e një sendi, faqja e fryrë e tij; pjesa e fryrë dhe e rrumbullakët e një ene, e një voze etj.; pjesë e dalë. Barku i enës (i shtambës, i vozës). Barku i anijes. Barku i oxhakut. Mur me bark. Sharrë me bark. Lëshon (nxjerr, jep, bën) bark. I vë shishet barkbark.

9. Pjesa e zgavërt e një sendi, pjesa e brendshme ku futet diçka; gjiri, brendësia, zgrofi. Barku i furrës. Barku i malit (i minierës, i shpellës). Barku i tokës. Në barkun e shkëmbit.

10. vet. nj. Mesi i një periudhe kohe. barkjavës (të muajit, të verës, të vitit).

11. bised. Sëmundjeshfaqet me dalje jashtë shpesh e hollë, diarre, euf. nevojë e hollë. Barku i keq (i lig) dizenteria. Barku i verës. E heq (i shkon, i vete) bark. Ka (del) bark. E zu barku. Të jep bark. Vuan nga barku. Ishte me bark. E lau (e griu) barku.

12. fig., bised. Zemra; shpirti. Me gjithë bark. Me barkplagosur. I kalburbark. Më iku barku. S'e kam atë bark. I ka hyrë frikabark. M'u prish barku. Më plasi barku! (iron.). S'kam bark ta shoh. Më bëhet barku mal. M'u xhumbëbark. Më këputet barku. Më qan barku. Atë që të do barku! (ur.).

Sin.: stomak, mullë, pjellë, thark, gjiri, brez, plëndës, brendësi, gji, brendi, e brendshme, diarre, purthë, spirë, amel, shkulë, dizenteri.

Bark pas barku shih brez pas brezi. Bark për barku bashkuar, njëri pranë tjetrit; kokëkokë; bythëbythë bised.; si deletvathë. Me barkun bosh (të zbrazët) pa ngrënë asgjë; esëll; i uritur; kund. me barkun plot. Për një bark bukë për pak gjë; shumë lirë, për hiçgjë, thuajse falas; për një copë bukë. Me barkun te buza (te goja) shtatzënëmuajin e funditbarrës. Barku i fundit fëmijalind i fundit, barra e fundit e fëmijëvelindur nga një nënë. Me barkgjerë shih me zemërgjerë. Që në barknënës pa lindur, shumë kohëparë, pa hapur sytë, pa parë diellin me sy. Barkun *petë e shpatullat (shpinën) drejt (dikush). Me barkun pizgë shih me barkun plot. Me barkun plot i ngrënë, i ngopur; kund. me barkun bosh (të zbrazët). Barku i Shën Mërisë shaka.gjithë të një gjaku a të një fisi; njerëz të një barku a të një fisi; njerëz me lidhje shumëngushtë, njerëz të një dore. Me bark e me shpinë krejt, me të gjithë trupin, që nga koka deri te këmbët, i tëri; këmbë e kokë (e krye); nga koka deri te këmbët; ballë e bisht. bark e në shpinë pa bërë asgjë; rehat; kot. Me barkun thatë i uritur, pa vënë një gjë në gojë; me barkun bosh; kund. me barkun plot. *Barrë e vrarë (në barknënës). M’u bashkua barku me kurrizin shih m’u ngjit barku për shpine (me kurrizin). M’u barku *ahur. M’u barku (mulla) *bakër. M’u barku *bic. M’u barku *daulle. M’u barku *dërrasë. M’u barku *gropë. M’u barku *hambar. E bëri barkun *hambar (dikush). M’u barku *kacek. M’u barku *kaçup. Iu barku *katua (dikujt). M’u barku *lerë. M’u barku *lodër. M’u barku *petë. M’u barku *petull. M’u barku *përrua. U (është) bark e shpinë. 1. (dikush) shih është bërë kockë e lëkurë (dikush). 2. (me dikë) Është i lidhur fort me dikë, është mik i ngushtë me të; është bërë një me dikë, është si një trup i vetëm e i pandarë me të; është bukë e djathë (me dikë). Iu barku *rrathë-rrathë (dikujt). M’u barku *tupan. M’u barku *ujë. Bën bark. 1. (diçka) Përkulettrajtërrumbullakët (për murin etj.); lëshon bark; jep faqeII. 2. (dikush) Ha shumë, ngopet mirë e mirë, dendet; e mbush barkun. E bëri barkun *çizme (dikush). E bëri barkun *daulle (dikush). E bëri barkun *hambar (dikush). E bëri barkun *kacek (dikush). E bëri barkun *kade (dikush). E bëri barkun *pizgë (dikush). E bëri barkun *spathi (dikush) tall. E bëri barkun *tagar (dikush). Ma bëri barkun *ujë (dikush a diçka). Ia bëri *kurrizin (shpinën) më të butë se barkun (dikujt). S’i bie barku (dikujt). 1. Nuk lodhet shumë, nuk tretet nga lodhja. 2. Nuk e prish qejfin e tij, nuk shqetësohet për askënd e për asgjë; nuk e prish terezinë. Mos të rëntëbark! mallk. mos arrifsh të hash diçka, vdeksh para se ta hash. I ra barku në *bela (dikujt) iron. I bie barkut e shpinës (dikush) përpiqet shumë, bën çmos për të kryer diçka, shfrytëzon çdo mundësi për të arritur diçka. Më ra zemrabark u preka e u trondita shumë nga diçka e rëndë; u pikëllova thellë, u trishtova; dhembi (më theri) zemra (në zemër). E bluanbark (diçka) e mendon mirë e mirë para se të vendosë për diçka, e shoshit mirë, e rreh me vetveten; e bluankokë; e bluanmendje; bluan me mend kund. e merr lehtë (diçka). Çajnë barqet përçm. shkojnë shumë keq njëri me tjetrin, hahen e zihen vazhdimisht, kanë marrëdhënie shumëacaruara; (shkojnë) si macja me miun; (shkojnë) si qeni me macen; shkojnë thikë e brisk; shtyhen si lopa me mushkën. Më çori barkun (dikush a diçka) shih hapi barkun1 (dikush a diçka). Nuk m’u dogj barku (për dikë a për diçka) iron. nuk më ha fare meraku për dikë a për diçka; nuk e çaj kokën; nuk më plasi barku; nuk më preu barku; nuk më ha barku përçm.; nuk më hapet barku përçm. Dridhet (luan) barra (*foshnja, fëmija) në barkun e nënës. I dridhen *plaçkat e barkut (dikujt). I dridhen *zorrët e barkut (dikujt). S’ma do barku (dikë a diçka) s’më pëlqen; nuk e honeps dot; nuk e dua; s’ma do (s’ma heq) zemra; kund. dhemb barku (për dikë). dhemb barku (për dikë) e dua shumë; vuaj e bëhem shumë merak për dikë; dhemb (më ther) zemra (në zemër); kund. s’ma do barku (dikë). Fërkon barkun (dikush). 1. iron. Rri në një gjendjekeqe e pa gjë pasi ka ndodhur diçka që s’duhejndodhte, ose është bërë diçka që s’duhej bërë. 2. keq. Kënaqet kur dikush e pëson, kur ndodh diçka e keqe, por e dëshiruar për të; fërkon duart keq. Flet me bark (dikush) është i çiltër e i sinqertë, flet hapur pa fshehur gjë; i ka sahanët pa kapak; s’mban (gjë) në trup; i ka shishet pa mbutojsa. (Ia di, ia njoh) *fundin e barkut (dikujt). I ka futur (i ka shtënë) *lepurinbark (dikujt). Nuk më ha barku (për dikë a për diçka) përçm. nuk bëhem merak fare për dikë a për diçka, nuk mërzitem a nuk dëshpërohem për askënd e për asgjë; nuk e çaj kokën; nuk më hapet barku; nuk m’u dogj barku! iron.; nuk më plasi barku iron.; nuk më preu barku iron. M’u hap (më iku) barku. 1. U trondita shumë kur pashë diçkarëndë a tragjike; u frikësova shumë për dikë a për diçka, u tmerrova; m’u hap zemra. 2. U neverita nga diçka e rëndë a e pështirë, më erdhi krupë; m’u shpërdrodh kërthiza. Nuk më hapet barku (për dikë) përçm. s’më ha meraku fare për dikë, as mendoj e as mërzitem për të; nuk ndiej asgjë për dikë, nuk më dhemb për të; nuk e çaj kokën; nuk më ha barku; nuk m’u dogj barku iron.; nuk më plasi barku iron.; nuk më preu barku iron. I hap barkun (dikujt) shih i hap zemrën (dikujt).hapi barkun (dikush a diçka). 1. Më ngjalli një ndjenjë dhimbjeje, trishtimi, dëshpërimi, etj. sa nuk e përballoj dot; më shkaktoi një hidhërimthellë, më pikëlloi shumë, më preku jashtëzakonisht; plasi barkun; më helmoi zemrën. 2. keq. ngjalli neveri, më bëri të më vijë pështirë; shtiu barkun; më hapi zorrët; më nxori (më shkuli) zorrët; më shtiu (më ngjalli) krupën përb. I ka hyrë *djalli (dreqi) në bark (dikujt). I ka hyrë *lepuribark (dikujt). I ka hyrë *maçoku (macja) në bark (dikujt). Është bark e bythë (dikush) përçm. vulg. është trashur shumë, është shëndoshur tepër; për ta ndarë (për ta çarë) më katërsh; s’e nxë as derë, as portë (dikë). Është *gojë e bark (dikush). S’kam bark nuk duroj dot ta shoh diçka, prekem shpejt, lëndohem lehtë, jam zemërdobët; nuk kam zemër. Një bark kam! nuk ha dot më, u ngopa; mos më detyroni të ha më shumë (e thotë dikush që e detyrojnëhajë me zor). E ka barkun pa *brez (dikush). E kam barkun (zemrën) *të ftohtë2. E ka barkun *të gjerë (dikush). E ka barkun *hambar (dikush). E ka barkun me *këlyshë (dikush) iron. E kam barkun (zemrën) *të ngrohtë. E kam barkun në një *pe. Ka *djallin (dreqin, të paudhin) në bark (dikush). Ka *dhelprënbark (dikush). Ka *lepurinbark (dikush). Ka *lubinë në bark (dikush) keq. Ka *macen (maçokun) në bark (dikush). Ka maçokun (*macen) në bark (dikush). Ka *sprijën (në bark) (dikush) krahin. Ka *shiritin (në bark) (dikush). I ka trutëbark (dikush) nuk arsyeton drejt, nuk i ka trutë aty ku duhet; s’ka tru (në kokë). I këndon *këndesibark (dikujt). I ka kënduar gjithnjë *këndesi (dikujt). E ktheu barkun nga *dielli (dikush) përçm. S’na la *zorrëbark (dikush). *Leshtë e barkut! iron. bised. Pa *leshbark. Ia lë *samarin nën bark (dikujt). Lëshon bark (diçka) nispërkulet në një anë, shtrembërohet; bëhet gati për t’u shembur (një mur etj.); bën bark; jep faqeII. mori barkun (dikush a diçka) më preku thellë në atë gjendjevajtueshme, më mallëngjeu; më trishtoi shumë; më ligështoi; pikoizemër. Marr një bark zjarr ngrohem pak, marr një avull. E merr *vezënbarkpulës (të sorrës) (dikush). Mbaj barkun me dorëI rri pa ngrënë; mbetem pa ngrënë një kohëgjatë. Mbaj barkun me dorëII këputemqeshuri, gajasem; mbaj ijët me dorë; mbaj (zë) brinjët me dorë; më ranë (m’u këputën, shtira) brinjët. Nuk i mban barku (dikujt) shih nuk mban gjë në bark (dikush). Nuk mban gjë në bark (dikush) nuk di të mbajë gjë të fshehtë, i nxjerrgjithafshehtat jashtë; nuk i mban barku (dikujt); i zbraz barkun (dikujt). I mbeti (iu var) *samari nën bark (dikujt). Na mbiubark (diçka) na u mërzit (për një gjellë a një ushqim tjetër që e hamë shumë shpesh), të njëjtën gjë po hamë. E mbushi barkun (dikush) u ngop mirë me të ngrënë; e mbushi plëndësin bised.; e mbushi zorrën thjesht.; bën bark2. S’i mbushet barku (dikujt) s’ngopet kurrë, nuk ndienngopur; është i babëzitur; e ka barkun pa brez. M’u ngjallbark (dikush) përb. e kam shumë inat, e urrej, s’e duroj dot; m’u shpif, më shtie krupën. M’u ngjit barku (mulla) për shpine (me kurrizin) ngordha për të ngrënë; m’u tha barku; m’u barku petë; më shkoi (më vajti) barku prapa; m’u bashkua barku me kurrizin; m’u tha zorra. S’ma nxë barku (diçka) s’e duroj dot diçka, nuk mundem ta pranoj e të mësohem me të, s’e tret dot, nuk e honeps; s’ma tret (s’ma honeps) stomaku (diçka). Nxori bark e zorrë (dikush) shih nxori zorrët (e barkut) (dikush). Ia nxjerr prej *funditbarkut (diçka). Iu njom barku (dikujt) euf. lindi fëmijë nusja e shtëpisëishte martuar prej kohësh, nuk mbeti pa fëmijë. Nxori *zorrët (e barkut) (dikush). I plasi barku (dikujt) ka ngrënë shumë, u fryngrëni. plasi barkun (dikush) shih hapi barkun (dikush). Nuk më plasi barku (për dikë a për diçka) iron. s’dua t’ia di për dikë a për diçka, nuk pyes e nuk më bën fare përshtypje; aq më bën; nuk e çaj kokën; nuk m’u dogj barku; nuk më preu barku; nuk më ha barku përçm.; nuk më hapet barku përçm. Nuk më preu barku (për dikë a për diçka) iron. as që dua t’ia di për dikë a për diçka, s’më merr malli për të; nuk e çaj kokën; nuk m’u dogj barku; nuk plasi barku; nuk më ha barku përçm.; nuk më hapet barku përçm. I rrëmon barkun (dikujt) përpiqet pak e nga pak dhe vazhdimisht ta prekë dikëplagët e fshehta e t’i zbulojë ç’ka në zemër; përpiqethyjë në të fshehtat e dikujt e t’ia zbulojë. rri barku *akull (për dikë). S’i rri gjë në bark (dikujt) keq. shih nuk mban gjë në bark (dikush). shkoi (më vajti) në bark (diçka) më pëlqeu, më zuri vend, u ngopa. shkoi (më vajti) barku *prapa. Shkula barkun. 1. Fola shumë e bërtita sa munda, por nuk më dëgjoi njeri; më ra gjuha (përtokë); më doli gjuha (nga vendi). 2. Volla shumë; nxora zorrët (zorrët e barkut); nxora bark e zorrë. E shkundi *fundin e barkut (dikush) keq. *Shtatanikbarknënës. shtiu barkun (dikush a diçka) keq. 1. Më tremb shumë, më tromaks. 2. Më vjen ndot prej dikujt a prej diçkaje, më vjen neveri; kam krupë prej dikujt a prej diçkaje; hap barkun; më shtie (më ngjall) krupën përb. shtrydhi barkun (dikush) më mallëngjeu shumë; ma këputi shpirtin. I tregoi *zorrët e barkut (dikujt). M’u tha barku. 1. Nuk kam ngrënë gjë, e kam barkun bosh; më ka marrë uria shumë; m’u tha zorra; m’u barku petë; m’u ngjit barku për shpine (me kurrizin); m’u bashkua barku me kurrizin; më shkoi (më vajti) barku prapa. 2. Mbeta pa fëmijë, nuk lind dot më (për gratë). M’u tha *lëkura e barkut. Thaj barkun rri pa ngrënë, e lë barkun bosh; kursej shumë, ia heq ushqimin gojës; thaj gojën; thaj zorrën bised. Ia thau barkun (dikujt). 1. Nuk i dha gjë të hante, e la pa ngrënë për një kohëgjatë; ia thau gojën; ia thau zorrën bised. 2. Ia vrau e ia zhdukugjithë fëmijët; ia la prehrin (vatrën) thatë. E vuri barkun në *dhe (dikush) përb. E vë barkun në *ujë. I vuri *shkelmin (këmbën, gjunjët) në bark (dikujt). vret barkun (diçka) iron. pëlqen shumë diçka, ke qejf (ta kesh, ta hash etj.); të bën mirë, në vend të të bëjë keq. Vret barkunhije (dikush) iron. shih ngrohet (theket) në diell (dikush). I zbraz barkun (dikujt). 1. Nxjerr gjithçka kammendje, ia tregoj dikujtgjithafshehtat; e zbraz thesin; i tregoj zorrët e barkut bised.; (tregoj) edhe qumështin e nënës; nuk më mban barku; nuk mbaj gjë në bark. 2. Nxjerr dufin, shfrej; i shfryj dikujt. 3. I qaj hallin tim dikujt duke ia treguargjitha, ia themgjitha ato që më shqetësojnë; i hap barkun; i zbraz zemrën.barkun. 1. Ha fare pak, sa për të thyer urinë. 2. shih zemrën. Zë *fundin e barkut. (Ia di, ia njoh) *zorrët e barkut (dikujt).

BRENDA

BRÉNDA ndajf. 1.pjesën ose në anën e brendshme të një sendi, në pjesën ose në anën që nuk duket (edhe si em.); në vendin a në hapësirënpërfshijnë kufijtë e diçkaje, në pjesën e brendshmediçkaje, në brendësi; në hapësirënkapin kufijtë e një vendi; në një vendmbyllur; kund. jashtë. Brendashishe (në kusi). Brenda në det (në lumë). Brendashtëpi (në dhomë). Brendapyll. Brendaqytet. Brendatokë. Brendatrup (në kokë). Hyri brenda. Mbetën brenda. Është kalbur nga brenda. E nxori nga brenda. Kush i bën varrin shokut bie vetë brenda. (fj. u.). Po nuk e pateligën brenda, s'të vjen nga jashtë. (fj. u.). Kalaja merret nga brenda. (fj. u.).
2. pjesën e brendshmediçkaje, në pjesën që nuk duket, në sipërfaqen e brendshme; kund. jashtë. Lyej (vesh) nga brenda.
3.gjirin e një grupi shoqëror, të një familjeje, të një njësie administrative, të një ndërmarrjeje, të një organizate etj.; kund. jashtë.
4. zemrën e në shpirtin e dikujt, në botën e brendshme, përbrenda. E mbaj brenda nuk e shpreh, nuk e shfaq atë që ndiej.
5. sport. fushën e ekipit vendës; kund. jashtë. Ndeshjen tjetër e kemi brenda.
6. si mb. Që bëhet nga pjesëtarët e kompanisë a të familjes; që është i brendshëm, si i familjes. Punë brenda. Dhëndër brenda.
Sin.: përbrenda, brendapërbrenda, brendazi.
Ra brenda (dikush). 1. E futënburg, u burgos, ra në burg. 2. U ndodhkushtevështira ose në një gjendjekeqe a të rrezikshme që nuk e priste; ra plotësisht në një gabim dhe e pësoi. 3. U dashurua, ra në dashuri; e ka zënë qymyri shaka.; i ka hyrë fitili shaka. Sa për të qenë brenda sa për të qenërregull me diçka, që të mos jemkundërshtim me të; sa për të përmbushur diçka dosido e formalisht. I hyj (i futem) brenda (diçkaje) e kuptoj mirë, e kap thelbin e saj, e marr vesh ashtu si është; njoh thelbin e një çështjeje. Na hyri *dhëndër brenda (dikush) tall. Jam brenda. 1. Nuk vijkundërshtim me një rregull, me një kërkesëpërgjithshme etj., i përmbahem me kujdes ashtu si kërkohet. 2. keq. I përmbahem formalisht diçkaje, përpiqemzbatoj, së pakudukje, një masë, një rregull, një ligj etj. 3. E di mirë diçka, e njoh një çështjebrendi; e bëj si çështje timen. E mori *kalanë (kështjellën) nga brenda (dikush).

BRENDA

BRÉNDA parafj. (me një emër të r. rrjedhore) 1. Kur diçka ndodhet a kryhetpjesën e brendshmesendit ose në vendinshënon emri, në hapësirënpërfshijnë kufijtë e një vendi, në pjesën që nuk duketdiçkaje etj.; përbrenda; kund. jashtë. Brenda shtëpisë (dhomës, klasës). Brenda mureveoborrit. Brenda portës. Brenda vendit (shtetit). Brenda kufijve (caqeve). Kishte tokë e shtëpi brenda e jashtë famullisë. Brenda fushës (sport.).
2. Kur dikush a diçka ndodhet ose kur diçka kryhetgjirin e një grupi shoqëror, të një njësie administrative, të një ndërmarrjeje, të një organizate a të diçkaje tjetërshënuar nga emri, në brendësiasajshënon emri; kund. jashtë. Brenda ndërmarrjes (kompanisë). Brenda lëvizjes. Brenda garës. Brenda listës. Brenda radhëve.
3. Kur diçka nuk i kalon kufijtë, masën, numrin, mundësitë etj., kur bëhet ashtu si është vendosur a pranuar; kur diçka kryhetpërputhje me atë që shënon emri, sipas asajshënohet nga emri; kund. jashtë. Brenda planit. Brenda programit. Brenda zotimit (parashikimit). Brenda numrit. Brenda mundësive. Brenda rregullit. Brenda rregullores. Brenda radhës. Brenda ligjeve. Brenda temës.
4. Kur diçka kryhetkohën e caktuar ose gjatë kohësshënon emri, ndërmjet kufijvekësaj kohe; kund. jashtë. Brenda ditës (javës, vitit). Brenda prillit (shtatorit...). Brenda orarit. Brenda orëvemësimit (të punës). Brenda një koheshkurtër. Brenda tre muajsh (pesë minutash).

BRENDËSI
BRENDËSIRË

BRENDËSÍR/Ë,~A f. Brendësi1. Në brendësirën e dollapit.

BRËNDËNJ

BRËNDËNJ vep. ~A, ~UR arb., kal. Shtie brenda, futbrendësi diçka.

CISTOSKOPI

CISTOSKOPÍ,~A f. sh. ~, ~mjek. Skopi me sondëbrendësi të ureterit.

DIPTIK

DIPTÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pikturë a vepër e përbërë nga dy pjesëpërputhen dhebashku krijojnë një vepërvetme. Pjesa e parë ( e dytë, përmbyllëse) e diptikut. Vazhdimi i diptikut. Paraqitjeformën e diptikëve apo triptikëve.
2. Një tablo ose seri fotografish e pikturuar a e gdhendur në dy pllaka me varëse. Diptikët fetarë nga Mesjeta.
3. Korniza druri a metaliformë pllakash, që palosenbashku si dy fletë për të mbrojtur shkrimelëna mbi dyllëbrendësisipërfaqevetyre.

ELEKTROSTATIKË

ELEKTROSTATÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT fiz. Degë e shkencës e cila studion elektricitetinqetësi, fushat elektrostatike dhe dukuritëndodhinbrendësikëtyre fushave. Elektrostatika është pjesë e elektroteknikës. Bazat e elektrostatikës. Kurset më të mira të elektrostatikës në çdo kohë. Përkufizime themelore të elektrostatikës.

FUTUR

FÚTUR (i, e) mb. 1.është në një skaj ku nuk e shohim, që ndodhet thellë a në brendësidiçkaje dhe nuk duket ose nuk gjendet lehtë; që ndodhet në mes kodrash a shkëmbinjsh e nuk e rreh era. Vend i futur. Skutë e futur.
2. ndodhetthellësidiçkaje; që është thelluar si gropë, i thelluar. Me sy të futur. Kishte faqefutura.
3. fig. është i afrueshëm; që ka zotësinëfutet midis njerëzve edhe kur nuk e ftojnë. Njeri i futur.

GASTROSKOP

GASTROSKÓP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Instrumentpërdoret për të parëbrendësistomakut, kalon nëpërmjet gojës dhe ezofagut.

GASTROSKOPI
GUR

GUR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Lëndë minerale e fortë dhe e patretshme në ujë, por e thyeshme, që gjendetbrendësi ose në sipërfaqetokës si masë e ngjeshur ose në copaveçanta dhepërdoret kryesisht si lëndë ndërtimi; një copë e veçantë e kësaj lënde me përmasandryshme. Gur i fortë (i butë). Gur vullkanik (gëlqeror). Gur stralli kuarc. Gur i gdhendur. Gur lumi (zalli). Gurët e kalldrëmit. Guri i themelit. Gur vatre secili nga të dy gurët e vendosuranëvatrës, carani i vatrës. Gurët e qosheve (e pragjeve). Rrasë guri. Çekan (sëpatë) prej guri. Shtëpi prej guri. Punime në gur. I gdhendur (i shkruar) në gur. Thyej gurë. Hedh gurin. Shtroj me gurë. I ra (e qëlloi, e gjuajti, e goditi) me gurë. Me një gur s’bëhet mur. (fj. u.). Gur, gur bëhet mur. (fj. u.). Gurë, gurë bëhet kalaja. (fj. u.). Pika shpon gurin. (fj. u.). Gur filozofik. Epoka e gurit.
2. vet. nj. Shkëmb (edhe si pjesë përbërëse e emravevendeve). Gur i gjallë shkëmb i tërë, fare shkëmb. Gur i thepisur. Leskovik, o gur i thatë, trima burrat, trime gratë! (kr. pop.) Guri i Kamjes. Guri i Qytetit.
3. Copë prej kësaj lënde zakonisht e gdhendur, që vendosët diku si shenjë. Gur përkujtimor. Gur kufiri. Guri kilometrik. Gur varri.
4. Një copë prej kësaj lënde me përbërje, me përmasa e me trajtandryshme, që kryen një punëcaktuar në një mekanizëm ose që shërben drejtpërdrejt për një punë. Gur grihës. Gur shkrepës. Gur mulliri mokër. Gur zjarri guri i urorit. Gur çakmaku. Gur kafeje gur i fortë, i gërryer brenda e i bërë si havan për të shtypur kafenë.
5. Copë nga një lloj minerali i fortë, i rrallë e i çmuar, me shkëlqimmadh; rubin. Gur i çmuar. Gur xhevahir. Guri i unazës. Unazë me gur. Orë me (pa) gurë.
6. mjek., veter. Formim i ngurtësuardisa organesëmura brendatrupin e njeriut ose të kafshëve (në veshka, në mëlçi, në tëmth etj.). Gur në veshka (në mëlçi). Gurët e tëmthit. Gurët e dhëmbëve. I hoqën (i nxorën) dy gurë.
7. Secila nga figuratpërdorendisa lojëra. Gur bilardoje. Gur shahu. Gur dominoje.
8. bised. Secila nga copat prej metali, me peshëcaktuar, që përdoret për të peshuar mallra a sendendryshme në një peshore, secila nga peshat e peshores; gramar. Gur një kilogram.
9. bised. Bërthama e disa frutave. Gur thane (kumbulle, pjeshke, qershie).
10. fig. Brengë e thellë, peshë e rëndëzemër, gozhdë. Ka një gur në zemër.
11. Sasia e ujitnevojitet për një mulli drithi, për një palë mokra ose sasia e ullinjveshtrydhen njëherësh në një mulli vaji. Një gur ujë. Një gur ullinj.
12. si mb. Shumë i fortë e i ngjeshur. Buka ishte gur. Ka ngrirë dheu, është bërë gur. I ka faqet gur i ka faqetshëndosha, të ngjeshura. E ka mishin gur.
13. si mb. Shumë i rëndë. Thesi qenka gur.
14. si ndajf. Shumë (me disa mbiemra). Gur i fortë. Gur i rëndë. Gur i ftohtë.
Sin.: mollok, popël, qopal, fufë, shkëmb, gurinë, stranicë, fletar, rubin, xhevahir, shndrizë, peshë, dërhem, grihë, grihës, bërthamë, brengë, i fortë, i rëndë, shumë.
U gur. 1. (diçka). U forcua shumë, u e fortë si guri; u kockë; u tjegull. 2. (dikush). Ngriu e u mpiftohti; u dru. 3. (dikush). Ngriuvend nga frika a nga një fatkeqësi, nuk ndienasgjë. U bëfsh gur! mallk. ngrifsh!, vdeksh! U gur e hi (diçka) u dogj e u shkatërrua krejt; u shkrumb (e hi); u pluhur (e hi); u hi (e pluhur). M’u gur në opingë (dikush) më bezdis shumë, më shqetëson a më dëmton e s’e heq dot qafe, s’e duroj dot më; ma pruri (ma solli) në majëhundës; më plasi shpirtin; më plasi buzën. Bëhem *urë e gurë. E bën bukën gur (dikush) keq. shih bën hesapkrundet (dikush) keq. Bëri gurin e gjakut (dikush) s’la gjë pa bërë; e ktheu mbarë e prapë; bëri kiametin; bëri namin; bëri hatanë bised. E bëj zemrën gur duroj shumë; i zotëroj ndjenjat, e mbaj veten për të përballuar hidhërimin, e mposht një dhembjethellë shpirtërore a një mallmadh; nuk e lëshoj veten, përpiqembëhem i fortë; i vë (një) gur zemrës. I ra gurit e drurit (dikush) u përpoq shumë, u mundua e u rropat pa masë, s’la gjë pa bërë për diçka; çau gur e dru. I rëntë gurit e drurit! mallk. mos prektë asnjeri!, kaloftë pa bërë dëm në njerëz!, rëntë aty ku nuk prish punë! (një sëmundje e rëndë a epidemi, një fatkeqësi natyrore etj.). I ra guriopingë (në këpucë) (dikujt) i ra një e keqecilës nuk i shpëton dot, e zuri një hall që s’e priste. I ra sëpata në gur (dikujt) ngeci a u pengua në një punë, nuk përparon dot, i doli një pengesë e madhe a e pakapërcyeshme; i zuri (i hasi) sharragozhdë; i ngeci sharragozhdë; i ngeci veza kryq. Bluan edhe gurë (dikush) është i fortë nga dhëmbët, ka stomakfortë, ha çdo gjë; nuk bën naze në të ngrënë. Çau gur e dru (dikush) bëri çmos, bëripamundurën, u përpoq me të gjitha forcat e mënyrat për të arritur diçka; i ra gurit e drurit. Çele gur *gojën! iron. Di të lidhë edhe gurë (dikush) është shumë i zoti, bën çdo lloj pune, i zë dora çdo gjë; i vjen ndoresh (dikujt); i zë (i kap) dora (dikujt); ç’i sheh syri ia bën dora (dikujt). E duan edhe gurët e sokakut (dikë) është njeri shumë i mirë, është i butë e i dashur; është melhem për plagë (dikush); shpirt njeriu. I dhimbset gurit e drurit (dikush) të gjithëve u vjen keq për dikë, vuajnëgjithë për të, s’mbetet askush pa u prekur; dhembja është shumë e madhe. *Fjalëmira e gurëtrastë (në torbë). Fol o gur, fol o mur! mospërf. është shumë i heshtur dikush, nuk e hap gojën fare, s’e thotë një fjalë; çele gur gojën! Fsheh (mban) gurin në gji (dikush) shih e mban sëpatën nën gunë (dikush). Fut gurëopingë (në këpucë) (dikush) thotë fjalë a shpifje për ta nxitur dikë kundër një tjetri ose për t’i futurshpirt një dyshim a një shqetësim; fut fitila; fut kunja. U gëzuan gurët e drurët (për dikë a për diçka) u gëzuangjithë, s’mbeti njeri pa e shprehur gëzimin; u gëzuan edhe gurët e dheut. Gur i çmuar njeri me vleraveçanta, njeri i përsosur; njëzet e katër karatësh libr.; i larëflori. Guri i fundit pengesa a vështirësia e vetme, që ka mbetur për t’u kapërcyer. As gur e as haliç shih as mish e as peshk. Gur në hobe njeri shumë i lëvizshëm, që nuk rri në një vend; dikushështë i detyruarlëvizë shpesh a vazhdimisht nga një vendtjetrin; ku ngryset nuk gdhihet (dikush). Gur kilometrik libr. shenjëtregon një arritjerëndësishme a një hapmadh përpara; shkallë e një zhvillimimadh. Me gurëkokë (te koka). 1. Me mundimemëdha, duke kapërcyer vështirësimëdha ose kushterënda. 2. Para rreziqevemëdha, nëpër rreziqe për jetën; me kokëtorbë (në trastë, në thes); me qefin nën sqetull (në kokë). Gur kufiri. 1. Pengesë që nuk duhet kapërcyer; qëndrim a kërkesë e caktuar që nuk duhet shkelur; kufi. 2. Njerirri në një vend si i ngurosur dhe pengontjerët për diçka. 3. Shenjë a diçka tjetërndan dikë ngatjerët ose fushandryshme, bindjet e qëndrimet e njerëzve etj. Gur mulliri. 1. Diçka shumë e rëndë, sa nuk e ngre dot. 2. Njeri shumë i fortë, që nuk e mund a nuk e thyen dot. Veç guri i mullirit nuk e ka bluar (dikë) ka hequr shumë keq, ka vuajtur shumë; ka hequrzitë e ullirit (dikush); ka hequr pikën e zezë (dikush); ka hequr gurin e gjakut (dikush). Gur prove libr. kriter themelorshërben për të provuar qëndrimin ndaj diçkaje, diçka që e vë dikëprovë vështirësie dhe e përcakton përfundimisht atë. Gur në qafë barrë e rëndë që na e ka ngarkuar dikush, përgjegjësi e madhe për dikë a për diçka. Gur qosheje njeri i shquar, me vleraveçanta e me peshë, njeri me rëndësi, që i zë vend fjala e që e nderojnëgjithë. Gur i rëndëvend të vet njerivlerësohet e që ka peshëvendlindje ose atje ku i takonjetë. Gur shahu mospërf. njeribën ç’i thotë dikush tjetër, që lëviz e vepron si do një tjetër a si i duhet atij, pa menduar vetë. Me gurëtrastë i përgatitur mirë e i vendosur që ta dënojë a ta dëmtojë dikë, i gatshëm në çdo kohë t’i bëjë keq. Gur themeli diçka shumë e rëndësishme dhe e qëndrueshme, që shërben si mbështetje për diçka tjetër; kryesorja. Gur varri. 1. I ngrirë, i shtangur, i palëvizur. 2. I heshtur, që nuk flet e nuk ndihet fare; i zymtë, i ngrysur (për njerëzit). Me një gur vret dy zogj (dikush) me një përpjekje, me një veprim a me një lëvizje arrin njëkohësisht dy qëllime, bën dy punë njëherësh; me një të shtënë vret dy zogj. *Gjarpër nën gur. Gjeti *gropën e gurit (dikush). E gjeti guri *vendin. E gjuan me gurë (dikë) e lufton me mënyrapandershme dhe me egërsi; sillet shumë ashpër me të. Ha gur e dru (dikush) shih bën be e rrufe (dikush). Ha gurë e dhe duroj e pranoj çdo sakrificë për dikë a për diçka, bëj çdo gjë për të, s’lë gjë pa bërë. I hedh gurë (dikujt) e sulmoj padrejtësisht dikë, e godit për t’i bërë keq; hedh baltë (mbi dikë). Hodhi një gur në *ferrë (dikush). Hedh gurin e fsheh dorën (dikush) është fsheharak e tinëzar, të bën një të keqe dhe e mohon ose e mbulon me çdo mënyrë; punon e vepron fshehurazi; punon nën rrogoz; i fsheh (nuk i tregon) këmbët. E hedh gurin *larg (dikush). Hodhi një gur në *lumë (dikush). Hodhi një gur në *ujë (dikush). E hedh me gur në *ujë (diçka). I heq gurin e fundit (dikujt a diçkaje) i heq mbështetjen për ta dëmtuar, për ta prishur a për ta shkatërruar, i heq themelin që të bjerë. Heq gurin e gjakut vuaj shumë, robtohem, sfilitem; heqzitë e ullirit; më del shpirti. I ka humbur guri (dikujt) nuk ështëvete; është shumë i hutuar; e ka humbur fillin (dikush); e humbi toruan (dikush). Është si guri në bahe (dikush) nuk qëndron në një vend, lëviz shumë, shkon nga një vend në një tjetër; ku mbillet s’korret; ku ngryset nuk gdhihet; ku gdhihet nuk ngryset; ku bun s’bun. Janë gur e uror (si guri me urorin). 1. Zihen keqas kur janë bashkë, s’pajtohen kurrë. 2. Ndizen menjëherë për njëri-tjetrin kur janë bashkë, marrin flakë shpejt kur afrohen. S’të jep as gur për të çarë kokën (dikush) është shumë dorështrënguar, është koprrac i madh e shpirtlig; s’të jep as litar për t’u varur. Kur të kalbet gurifundlumit shih kur të bëhet deti kos. I ka (në dorë) gjithë gurët (dikush) i ka të gjitha mundësitë e mjetet e duhura për të bërë diçka, s’i mungon asgjë; ka (në dorë) edhe gurin edhe arrën. Ka (në dorë) edhe gurin edhe arrën (dikush) ka fuqi e mundësiveprojë si të dojë, çdo gjë varet prej tij; ështëdorën e tij të veprojë si do vetë, me të mirë a me të keq; vetë shkruan e vetë vulos; vetë vali e vetë kadi (myfti); vetë kadi e vetë myfti; vetë zot e vetë shkop; pret e qep; lidh e zgjidh (vetë). Kam një gur në zemër vuaj shumë shpirtërisht, jam i brengosur; kam një shqetësim a një peng që më mundon; kam një lëmshzemër (në gjoks, në kraharor). E ka kokën gur (dikush) është shumë kokëfortë, është kokëshkëmb; e ka kokënfortë; e ka kokën gdhe; e ka kokën me gunga; e ka kokën shkëmb. E ka zemrën gur (dikush). 1. Duron e përballon dhembjemëdha shpirtërore, e mban hidhërimin, nuk ligështohet; e ka zemrënfortë; e ka zemrën hekur; ka lindur prej gurit. 2. Nuk i vjen keq për të tjerët, është zemërgur; e ka zemrën limë. Ku ha pula gur (strall) shumë larg, në një vendvështirë për të jetuar. S’lë dy gurë bashkë (dikush) është shumë i mbrapshtë, s’lë gjë pa prekur e pa lëvizur, është trazovaç; bën shumë paudhësi (kryesisht për fëmijët); s’lë gur pa lëvizur (pa luajtur); nuk lë gur mbi gur; nxjerrvdekurin nga varri. Nuk lë gur mbi gur (dikush). 1. Nuk lë gjë pa lëvizur e pa prishur, s’lë gjë në këmbë, është shkatërrimtar i madh; s’lë dy gurë bashkë; nuk lë gur në këmbë (në vend); s’lë gur pa lëvizur (pa luajtur). 2. Është ters, s’i del kurrë mbarë një punë. Nuk lë gur në vend (dikush). 1. Bën ç’është e mundur për të plotësuar një dëshirë a një nevojë vetjake, për të arritur një synim etj.; s’lë gur pa lëvizur (pa luajtur). 2. S’lë gjë pa trazuar e pa lëvizur nga vendi (zakonisht për fëmijë), bën rrëmujë; s’lë dy gurë bashkë; nuk lë gur mbi gur. S’lë gur pa lëvizur (pa luajtur) (dikush). 1. shih s’lë dy gurë bashkë (dikush). 2. Bën çdo gjë për të arritur diçka, i përdorgjitha mjetet e mënyrat; s’lë njeri pa e vënëlëvizje e pa e shfrytëzuar për të arritur qëllimin (zakonisht për interesa vetjakë); nuk lë gur në këmbë (në vend). Ia la gurin në *qafë (dikujt). Ka lindur prej gurit (dikush) është shumë i durueshëm, është shumë i fortë e i qëndrueshëm, nuk thyhet e nuk ligështohet, është zemërshkëmb; e ka zemrënfortë; e ka zemrën gur; e ka zemrën hekur. Luan (lëviz) gurët (dikush) bën ç’është e mundur për të arritur diçka, përpiqet shumë për qëllimin e vet, përdorgjitha mjetet e mënyrat për t’ia arritur qëllimit (zakonisht mënyraparregullta e për interesa vetjakë). Luaj (hedh) gurin e fundit përdor edhe mundësinë e vetme a mjetin e vetëm që më ka mbetur për t’ia arritur diçkaje, pasi kam provuargjitha mënyrat e mjetet e tjera; luaj letrën e fundit. Mat gurët e sokakut (dikush) keq. rri kot, nuk bën asgjë; sorollatet; vjen vërdallë; mat rrugët; vjen rrotull (përqark)1. S’mbeti gur mbi gur u shkatërrua gjithçka, u përmbys nga themelet, mori fund. Mbiftë mbi gur (të thatë)! ur. lebëhet sa më shumë, mbiftë kudo (thuhet për diçkaështë shumë e nevojshme). Nxjerr *dhjamë nga guri (dikush). E nxjerr nga guri (diçka) është shumë i zoti, e siguron diçka edhe kur duket krejt e pamundur, duke shfrytëzuar çdo mjet e mënyrë, bënpamundurën; s’lë gjë pa gjetur, pa zgjidhur etj. Nxjerr *mjaltë nga guri (dikush). Nxjerr *ujë nga guri (dikush). Nxjerr *vaj nga guri (dikush). Pëlcet (edhe) guri (diku) është shumë nxehtë, bën shumë vapë; pëlcet derri; ziejnë fasuletdiell. Pëlcet edhe gurin (dikush) të mundon e të mërzit pa masë; është i padurueshëm, të fryn, të buhavit (dikushështë përtac, i plogët, i pabindur, zvarritës etj.); pëlcet gur e dru; të pëlcet shpirtin. Pëlcet gur e dru (dikush) shih pëlcet edhe gurin (dikush). Pi gurin e gjakut (dikush) shih heq gurin e gjakut (dikush). Qajnë edhe gurët (për dikë) ka qenë njeri aq i mirë, sa u vjen keqgjithëve që ka vdekur ose që është larguar përgjithnjë nga një vend. (Shkoi) gur në ujë (në lumë) (dikush a diçka) shkoi kot, nuk i hyripunë e nuk i shërbeu askujt; humbi çdo vlerë; (shkoi, humbi) si sëpata pa bisht; (shkoi) për dhjamë qeni. Shkul një gur nga një mur është shumë dorështrënguar dikush, mezi e nxjerr lekun nga xhepi; sikur i shkul diçkarëndë dhedhimbshme kur i merr diçka, sadovogël; e ka (e mban) dorën grusht (dikush); shkul një qime nga një derr. Unë me *bukë (me grurë) e ti me gurë. *Urë mbi gurë. Vë gurin e parë (për diçka) e nis unë diçka, jam i parifilloj diçka. I vë gurin e rëndë (dikujt a diçkaje) kërkon ta groposë përgjithmonë, do që ta asgjësojë fare; i vë gurin e varrit (diçkaje). I vë gurë nën rrota (dikujt) shih i vë (i fut) shkopinjrrota (dikujt). I vë gurin e varrit (diçkaje) e mbyll një çështje përfundimisht e në mënyrë që të mos dalë më në shesh dhe të mos e marrë vesh askush; i vë kapak (kapakun); i vë gurin e rëndë (diçkaje). I vuri gurëtzemër (dikujt) e shtrëngoi shumë dikë, e detyroi me forcë për diçka; ia shtrëngoi darët. I vë (një) gur zemrës duroj shumë; i zotëroj ndjenjat, e mbaj veten për të përballuar hidhërimin, e mposht një dhembjethellë shpirtërore a një mallmadh; nuk e lëshoj veten, përpiqembëhem i fortë; e bëj zemrën gur. *Xixë guri. I zuri guri *këmbët (dikujt). Sikur ka zënë perëndinë me gurë (dikush) vuajti shumë, ka kaluar shumë vështirësi e të këqija; u stërmundua, u rraskapit (në jetë a në një punë); hoqi lëngun e ullirit; hoqi pikën e zezë; nuk pa një ditëbardhë; iu nxi jeta (dikujt).

GËLLTIT

GËLLTÍT (GËLLTÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Kaloj nga gojastomak (ujë, një ushqim etj.); përcjell, kapërdij. Gëlltit kafshatën (bukën, gjellën, ushqimin). Gëlltit një hape. Gëlltit pështymën. Gëlltit pa e përtypur. Gëlltit menjëherë (me një frymë). S’e gëlltit dot.
2. fig. Duroj pa u ndier a pa kundërshtuar diçka jo të pëlqyeshme (një fyerje, një turp, një dhembje etj.); mbaj përbrenda dhe nuk e lë të shfaqet (një ndjenjë, një mendim). E gëlltiti fyerjen (turpin). E gëlltiti dhembjen (hidhërimin). E gëlltiti zemërimin. I gëlltiti (i kapërdiu) lotët e mbajtiqarët; nuk e shfaqi dëshpërimin a mallëngjimin. E gëlltit fjalën nuk i shpëton asnjë fjalë, hesht.
3. fig., bised. Pushtoj, rrëmbej me forcë diçka; mposht, nënshtroj. Gëlltiti mjaft toka. Gëlltiti një qytet. I forti gëlltiste të dobëtin.
4. fig., bised. (zakonisht me mohim) Nuk e marr diçka për të vërtetë, nuk e ha. Nuk i gëlltiti dokrrat e tij.
5. fig., bised. (zakonisht me mohim) Nuk e duroj të më rrijë pranë a të ketëbëjë me mua, nuk e pranoj. S’e gëlltit dot atë njeri.
6. fig., bised. Harxhon; thith, përpin. Gëlltiti gjysmën e të ardhurave.
7. fig. Lexoj me etje; dëgjoj me vëmendjemadhe; përpij çdo gjë që lexoj a dëgjoj. I gëlltiste librat. Gëlltiti çdo fjalë.
8. fig. E mbulon, e futbrendësi; e përpin dhe e zhduk. E gëlltitën valët.
9. fig., bised. I ha (fjalët), i shqiptoj përgjysmë, jo të plota, nuk i themgjitha. Mos i gëlltit fjalët!
Sin.: kapërdij, përcjell, mposht, pushtoj, çoj, shkoj, shtyj, kapërcej, duroj, nënshtroj, ha, lexoj, harxhoj, gllabëroj, shqiptoj.
Ka gëlltitur (ka ngrënë) *okllainë (dikush) tall. Gëlltit pa u përtypur (dikush) nxiton dhe e bën diçka pa u përgatitur si duhet; e pranon diçka pa u menduar mirë, nuk mendon gjatë; nxitohet. Gëlltiti (kapërceu) *pështymën (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.