Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRÉNDSHM/E,~JA (e) f. kryes. sh. ~E, ~ET (të) 1. Pjesa e brendshme e diçkaje, brendësia.
2. vet. sh. Organet e brendshme të njeriut a të kafshës, rropullitë, përbrendësat, brendëset. Të brendshmet e njeriut. Të brendshmet e qengjit. Të brendshmet e pulës (e patokut). Supë me të brendshme. Të brendshmet e ngrënshme. I shkoj të gjitha të brendshmet në hell.
3. vet. sh. Veshje të brendshme; brekë, mbathje. Të brendshmet e meshkujve.
BRÉNDËSE,~T f. vet. sh. Përbrendëse, të përbrendshmet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë