Fjalori

Rezultate në përkufizime për “brejtur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BLOZHËT

BLÓZHËT (i, e) mb., krahin. I ngrënë nga blozha, i brejtur, i ronitur.
Sin.: i brejtur, i ronitur, i ngrënë, i skërmitur, i grirë, i gërmitur, i shkartuar, i gërryer, i grimcuar, i molitur.

BREJTAR
BREJTUR
BREZMOJ

BREZM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Thërrmoj, dërrmoj, bërlut.
2. Brej me dhëmbë; ha duke brejtur; bricoj. Brezmoj koren e bukës. Pret degët e ia lëshon dhenve për me i brezmue.

DHENËZ

DHÉNËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ashkël e vogël si gjemb, spicë.
2. Lëkurëzdel anëvethoit; qenëz. Mos i shkund duart se të dalin dhenëza. E bëri gjak vendin ku i doli një dhenëz.
3. zool. Kandër që bren drurin. Nuk pushon dhenëza duke brejtur.
Sin.: ashkël, spicë, qenëz, cifël, bujashkë, gdhendël, dhengë.

DHËMBËBREJTUR
FUKADRUGË

FUKADRÚG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. Tenjë, molë. E ka brejtur fukadruga.

GRIRË

GRÍRË (i, e) mb. 1. është prerëcopa shumëvogla me thikë, me brisk etj., që është copëtuarmakinë, në rende etj.; i bluar. Duhan i grirë. Mish i grirë. Mollëgrira.
2. është ngrënë pak e nga pak, që është holluar nga përdorimi i gjatë (për rrobat etj.). Rrobagrira.
Sin.: i ronitur, i brejtur, i copëtuar, i bluar.

GËRRYER

GËRRÝER (i, e) mb. 1. është ngrënë duke i hequr një pjesë a një shtresë ose duke e bërë zgavër a gropë. Mur i gërryer. Dru (gur) i gërryer. Enë e gërryer.
2. është ngrënë pak e nga pak nga ujërat, nga shirat, nga era etj. Tokë e gërryer. Shtrat i gërryer.
3. është grumbulluar në një vend pas gërryerjes (për dheun, tokën etj.). Dhe i gërryer. Borë e gërryer.
Sin.: i zhgërryer, i ngrënë, i brejtur, i zgavërt, i pastruar.

MICËROJ

MICËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. Ha diçka duke e kafshuar pak e nga pak ose duke e brejtur; ha maja-maja. Micëron bukën (mollën). Micëron gjellën. Ha mirë e mos micëro!
2. fig., jokal. Merrem me punëvogla e të parëndësishme, bubërroj. Gjithë ditën micëron, po gjë nuk duket.
Sin.: brej, thërrmoj, bubërroj.

MINUAR
MOLITUR
PABREJTUR

PABRÉJTUR (i, e) mb. Që nuk është i brejtur; kund. i brejtur. Dhëmb i pabrejtur. Trungje të pabrejtura. Dërrasë e pabrejtur.

PRERËS

PRÉRËS,~III m. kryes. sh. ~, ~IT Dhëmbët e përparmëshërbejnë për të prerë, për të këputur a për të brejtur diçka. Prerësit e kalit (e lepurit).

RONITUR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.