Fjalori

Rezultate në përkufizime për “brejcë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BRECAN
BREJCË

BRÉJC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Thikë e vogël pa dorezë; thikë e vjetër a teh brisku për të kruar bukën, magjen etj.; brisk i keq. E mprehtë si brejcë. Gërryej me brejcë. Brejcë që s’e pret as kungullin.
2. mjek., krahin. Brejë1. Ia hëngri mishin brejca.
3. fig. Brengë, mundim, brejtje. Një brejcë e gërryente përbrenda.
4. krahin., fig. Grua thatime e llafazane; vajzë e prapë.

BREJË
BRIE

BRÍ/E,~JA f. mjek., bised. 1. Kalbëzim i dhëmbit.
2. Tuberkuloz i kockës, ndishk; dergjëbren mishin dhe kockën, brejcë.

SEÇILLO

SEÇÍLLO,~JA f. sh. ~, ~T Pjesa e mprehtë e sëpatës a e thikës. E kaloi seçillon mbi mish. Kjo seçillo duhet mprehur. E mbanmprehtë seçillon e sëpatës.
Sin.: teh, presë, eh, hejë, lepitkë, çeke, çekth, brejcë, buzë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.