Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RROKULLÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Lëshoj diçka nga një lartësi që të bjerë teposhtë duke u sjellë rreth vetes, shtyj që të lëvizë tatëpjetë duke u rrotulluar; rrëkëllej. Rrokullisi një fuçi drejt makinës. E kishte rrokullisur në greminë.
2. E rrëzoj përtokë; e përmbys. E pati rrokullisur karrocën në një hendek.
3. fig. Kaloj kohën ose jetën me vështirësi dhe pa diçka të shënuar e të gëzuar. Rrokulliste ditët pa bërë gjë.
4. fig. I them fjalët, duke i shqiptuar shpejt njërën pas tjetrës e pa i menduar mirë; nxjerr nga goja. Rrokulliste fjalë pa menduar gjatë.
✱Sin.: rrokullej, shakullis, bregaloj.
♦ Rrokullis *kërcunj (dikush) Rrokullis *shkëmbinj (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë