Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bredhje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BREDHIM

BREDHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Bredhje, endje, bredhërim.

BREDHJE

BRÉDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bredh; endje, shëtitje, baritje. Bredhje pa punë. Bredhjet poshtë e lart. Dy orë bredhjeje. Bredhje rrugëve. Pas shumë bredhjesh.
2. fig., keq. Rendje, vrapim. Bredhje pas parasë. Bredhje pa fund. I lodhur nga bredhjet.
3. fiz. Pasqyrim; kthimi i dritës ose i valëvetingujve. Bredhja e tingullit (fiz.).

BREDHUR
BREDHËRIM
BREDHËRITJE

BREDHËRÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Bredhërim; bredhje. E mundonin këto bredhëritje.

BRIDHMË

BRÍDHM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. arb. Shaka.
2.bredhurit, bredhje. Lodërti e bridhmapaudha.
3. Kërcimvalle.

ENDJE

ÉNDJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET Veprimi a gjendja kur endII dikë apo kur endemII. Endjet nëpër male. Endja lart e poshtë. Nga endjet e miakëtë jetë. Endje pa qëllim këtu-atje.
Sin.: sorollatje, bredhje, lëvizje, shtegtim, vërtitje.

GJEZDISJE

GJEZDÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. Veprimi kur gjezdisim; dalim shëtitje. Gjezdisja nëpër rrugët e vjetraqytetitsolli kujtimefëmijërisë.
Sin.: shëtitje, bredhje, sorollatje, lëvizje.

HALLAVITJE
HARBIM

HARBÍM,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. keq. Veprimi kur bredh dhe sillem pa fre; vajtje lart e poshtë sa në një vendtjetrin. Harbimi i kalit (i mëzit). Harbimi i fëmijëve.
2. Shpërthim i shfrenuar me inat, shfrim i papërmbajtur; tërbim. Shpërtheu me harbim.
3. fig. Epsh. Ka harbim.
Sin.: bredhje, tërbim, harlisje, azdisje, hardallosje, shpërthim, shfrenim, shfrim, epsh.

LIVADHISJE

LIVADHÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Kullotje lirisht e bagëtivelivadh. Bagëtitë janëlivadhisje.
2. fig., keq. Endje e kotë ose shëtitje pa qëllim, që nuk ka ndonjë dobi; bredhje, sorollatje. Pas një ditelodhshme, kaloi disa orë livadhisjepark.
Sin.: kullotje, endje, vërtitje, bredhje, sorollatje, hallakatje.

LOJË

LÓJ/Ë,~AI f. sh. ~ËRA, ~ËRAT [LÓJ/Ë,~A f. sh. ~NA, ~NAT] 1. Veprim a veprimtarikryhet për zbavitje, ushtrim, ose për të përfaqësuar një rol apo ngjarje, zakonisht me rregullacaktuara dhe konkurrencë. Lojëra sportive; lojë teatrale. Loja me top. Loja me letra. Ndalohet lojarrugë.
2. Tërësia e lëvizjeve dhe e veprimevetjerabëjnë ata që luajnë; ndeshje sportive; lloji i mënyrave dhe i mjetevepërdorin ata që luajnë; mënyra si luan dikush. Lojë e bukur (argëtuese, edukuese). Lojërat popullore. Lojëra sportive. Lojërat ballkanike (olimpike). Lojëra për fëmijë (për të rinj). Loja e futbollit (e basketbollit, e shahut). Pjesa e parë e lojës. Gjyqtari i lojës. sport. Edukimi i fëmijëve nëpërmjet lojës. Mori pjesëlojë. E fitoi (e humbi) lojën. I pëlqen loja. Është dhënë pas lojës.
3. Send a tërësi sendeshpërdorim për të luajtur, lodër. Lojëra fëmijësh. Bleu lojërareja.
4. art. Veprimet e lëvizjetbën një aktor kur luan një rol në skenë; mënyra si e luan rolin e tij; mënyra si luhet një pjesë a një vepër muzikore. Loja skenike (teatrale). Lojë e shkathët. Loja e aktorit (e artistit).
5. fig. Sjellje e shtirur e veprime dredharake për të mashtruartjerët; diçkaorganizohet me dredhi për t'ia hedhur një njeriu ose për t'u tallur me të; shaka. Lojë e rrezikshme. I luajti një lojë. Mos i bëj lojëra! E ka për lojë. Bëri lojë me dikë u tall; bëri shaka me të.
6. usht., vjet. Stërvitje luftarake, që kryhej nga forcat ushtarakenjësivendryshme sipas një planiorganizuar për të arritur një qëllimcaktuar. Lojë luftarake (operative). Loja e trupave.
7. Tërësia e veprimevekryhen nga njësitë speciale zbuluese të një ushtrie etj. për të mashtruar kundërshtarin, për të shpëtuar prej tij a për të fituar kundër tij. Hyri (mori pjesë) në lojë.
8. fig. Këmbim i shpejtë i njollave të dritave, të ngjyrave etj.; ndryshimi i shpejtë e i shpeshtë a i përsëritur i diçkaje. Lojë dritash. Loja e flakëve. Loja e çmimevetregut. Loja e bursës.
Sin.: lëvizje, bredhje, lodrim, argëtim, kënaqësi, ndeshje, shaka, lodër, trill, shtirësi, dyfytyrësi, stërvitje, dredhi, mashtrim.
U lojë (dikush) e tallin a e përqeshingjithë; u gazi i botës; u beja e dheut. Bën lojë (me dikë) tallet a bën shaka me dikë; e përqesh duke e shkërbyer; shtiret për ta ngatërruar, bën veprime mashtruese për t’ia hedhur dikujt. Bën (luan) lojën (e dikujt) sillet e vepron si ia do puna një tjetri, është vegël e dikujt, i shërben atij. Bën lojëdyfishtë (dikush) punon me hile e mashtron, duke bashkëpunuar njëherazi me të dy kundërshtarët. Bën lojën e strucit (dikush) libr. përpiqetfshihet a të shpëtojë nga një rrezik i pashmangshëm, duke u munduarkot me mënyrapadobishme ose duke kujtuar se po ia arrin qëllimit; mundohetkot t’i shmangetvërtetës, pa qenë i sigurt në atë që bën. Doli nga loja (dikush) u largua nga një punë ose nga një vështirësi e rrezikshme a e ndërlikuar, u mënjanua, u tërhoq; doli nga vallja; kund. hyn (futet) në lojë. E hapi lojën (dikush) nisiveprojë, filloibëjë diçkakish ndërmend, e zbuloi qëllimin e vepron haptas. E humbi *lojën (dikush) dështoidiçka, nuk ia dolikrye; nuk fitoi, s’ia arriti qëllimit; e humbi davanë. Hyn (futet) në lojë (dikush) hyn në një punëvështirë, të rrezikshme a të ndërlikuar; hyn (futet) në valle; kund. doli nga loja. Lojë fëmijësh (kalamajsh). 1. Veprim i papjekur e i pamenduar; sjellje joserioze; shaka a sjellje e papjekur, por e padjallëzuar. 2. Punë pa vlerë e qesharake; diçkamundbëhet fare lehtë, pa ndonjë mundim; punë shumë e thjeshtë. Lojë fjalësh. 1. Përdorimi i fjalëveafërta a të ngjashmeshqiptim për të bërë përshtypje, për humor, për të fshehur mendimin etj.; diçkathuhet për shaka a për qëllimetjera, duke përdorur fjalëtingëllojnë njësoj ose në mënyrëngjashme, por që kanë kuptimendryshme. 2. Fjalëthuhen sa për të kaluar radhën dhe që nuk i japin zgjidhje a përgjigjevërtetë një çështjeje. I luajti një lojë (dikujt) e gënjeu a e mashtroi me dredhi; ia hodhi me një veprim dredharak për t’u tallur me të a për shaka; e vurilojë (dikë). E nxjerr jashtë loje (dikë) i heqdrejtën për të bërë diçka, për të qenë a për të vepruar diku, e përjashtoj; e shpërfill. E vurilojë (dikë) e talli, e qesëndisi; e bëri fare qesharak; e vuribishtlahutës; e bëri lolo; i vuri daullen (dikujt); e luajti (e solli) në majëgishtit (të gishtave); luajti teatër (me dikë) libr.

NOMADIZËM

NOMADÍZ/ËM,~MI m. Mënyrë e jetës së nomadëve, bredhje, endje; pasion për të ndërruar sa më shpesh vendbanimin.

PËRENDJE

PËRÉNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur përend dikë ose kur përendem.
Sin.: endje, bredhje, sorollatje.

REFLEKTIM

REFLEKTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. fiz. Pasqyrim; bredhje. Reflektim i dritës (i tingullit, i valëve). Reflektimi i botësjashtme (i sendeve, i jetës). Reflektimi i ndryshimeve. Këndi i reflektimit.
2.menduarit thellë për diçka, përsiatje.

RENDJE

RÉNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur rend, vrapim. Rendje e shpejtë. Rendja e kuajve. Rendje me të katra. Rendja pas lekut (pas fitimeve, pas dëfrimeve).
Sin.: vrapim, bredhje, ngarendje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.