Fjalori

Rezultate në përkufizime për “branoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BRANIT

BRANÍT (BRANÍS) vep., ~A, ~UR bujq., kal. 1. Branoj, lesoj. Ka mbajtur thatësirë e do të vuajmë për të branitur.
2. fig. Zvarrit; ngadalësoj një punë a një veprim. - Mos e branit shumë këtë punë!

LESOJ

LES/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I shkoj lesën arëspunuar për të copëtuar plisat, për të shtruar dheun ose për të mbuluar farën; trinoj. Lesoj arën (tokën). Lesuanlashtat (grurin).
Sin.: trinoj, sheshoj, shqezoj, branoj.

LLAÇIT

LLAÇÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Thërrmoj plisat me lesë a me llaçë, lesoj.
2. fig. Zvarris një punë, një detyrë etj. I llaçit punët deri në minutën e fundit.
Sin.: lesoj, shqezoj, trinoj, branoj, zvarrit.

VLLAÇIT

VLLAÇÍT (VLLAÇÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. I shkoj vllaçën një tokëpunuar, trinoj lesoj. Vllaçit (trinoj) arën me vllaçë. E lëroi dhe e vllaçiti arën me vllaçë. Merre vllaçën dhe vllaçite arën.
2. fig., kal. Zgjat për të bërë një punë a e bëj shkel e shko, sa për të kaluar radhën. Ai e vllaçit punën. Mos e vllaçit punën!
Sin.: trinoj, lesoj, sheshoj, shqezoj, branoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.