Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRAMBULLÚESHËM ndajf., libr. Me zhurmë të mbytur. Digjet (bie) brambullueshëm.
FLAKADÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Zjarr me flakë të madhe; zjarr bubulak, i brambullueshëm; flakë e madhe. Flakadani ndriçoi gjithë dhomën.
2. etnogr. Zjarr me flakë në ditë festash të caktuara, duke djegur pirgje me kashtë a me dëllinja në një shesh të hapët ose në majë të një kodre. Fëmijët ndezën disa flakadanë për Ditën e Verës.
3. fig., poet. Njeri i shquar, që me idetë e me veprimtarinë e tij frymëzon të tjerët; pishtar. Flakadanët e tillë duhen marrë si shembull.
✱Sin.: pishtar, bubulak, hamull, flakëkuq, zhaglan, dumen, fugare, gaxhullan.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë