Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARBULLÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zjarr që digjet me flakë të madhe e me kërcëllimë, bubulak, brambullimë. Barbullamë kashte (karthjesh, shkurresh).
BRAMBULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zhurmë e mbytur që bën zjarri kur digjet me vrull e me flakë të madhe; bubulim. Brambullima e flakës së zjarrit. Digjet me brambullimë.
2. Zhurma e shiut mbi çati kur bie me forcë; zhurmë kur flasim shumë e me zë të lartë. Dëgjohej brambullima e shiut. Brambullima e tyre sa vinte e shtohej.
BRAMBULLÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Brambullimë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë